Uashington, 5 maj 2020 – Sapo ka dalë një seri e re dokumentesh studimore të Bankës Botërore, në të cilat shihen ndikimet që ka pasur COVID-19 mbi politikën buxhetore, sektorin financiar, sektorin e jashtëm dhe sektorin privat në Ballkanin Perëndimor.
Këto dokumente studimore plotësojnë Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor nr.17 të publikuar së fundmi dhe Dokumentet për vendet (të prezantuara më 29 prill dhe 29 maj) si dhe paraqesin se si parashikohet të ndikojë në Ballkanin Perëndimor efekti i COVID-19. Ky grup i fundit i dokumenteve nënvizon tema të sektorëve specifikë (politikat buxhetore, të sektorit financiar dhe të sektorit të jashtëm dhe ndikimi në sektorin privat, siç raportohet nga firmat) të cilat kanë rëndësi kritike për një kundërpërgjigje adekuate ndaj COVID-19 nëpërmjet politikave afatshkurtra dhe afatmesme.
Dokumentet më të fundit studimore janë:
- Ndikimi ekonomik dhe shoqëror i COVID-19 mbi politikën buxhetore
- Ndikimi ekonomik dhe shoqëror i COVID-19 mbi sektorin financiar
- Ndikimi ekonomik dhe shoqëror i COVID-19 mbi sektorin e jashtëm
- Cenueshmëria nga COVID-19 në Ballkanin Perëndimor: perspektivë në nivelin e firmave
Raporti i plotë i Rregullt Ekonomik nr.17 për Ballkanin Perëndimor siguron tani një pamje të plotë se si ka ndikuar pandemia COVID-19 në Ballkanin Perëndimor dhe ofron këshilla për opsionet e kundërpërgjigjeve nëpërmjet politikave adekuate makroekonomike, sociale dhe në sektorë të veçantë për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme në këtë rajon.
Të gjitha raportet gjenden në: https://www.worldbank.org/eca/wbrer