Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP6 prill 2023

Invazioni rus i Ukrainës dhe kriza e kostos së jetesës errësojnë perspektivat e rritjes në vendet në Zhvillim në rajonin e Europës dhe Azinë Qendrore

WASHINGTON, 6 prill 2023 – Aktiviteti ekonomik në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore pritet të mbetet nën nivelet e pritshme këtë vit si rezultat i pasojave të vazhdueshme nga invazioni rus i Ukrainës, inflacioni i lartë dhe kushtet më të ngushta financiare, sipas Përditësimit Ekonomik të Bankës Botërore për rajonin, i publikuar sot.

Prodhimi rajonal pritet të rritet me 1.4% në vitin 2023, shumë më mirë se parashikimi i mëparshëm me 0.1%. Aktiviteti ekonomik në rritje, edhe pse shumë i ulët, në vitin 2023 reflekton një ulje të të butë të rritjes së ekonomisë së Rusisë dhe një përmirësim të perspektivës së rritjes për Ukrainën. Rritja rajonale pritet të rritet në një mesatare prej 2.7% në periudhën 2024-25 ndërsa inflacioni do të zvogëlohet, kërkesa e brendshme do të rikthehet dhe mjedisi ndërkombëtar do të përmirësohet.

Rritja e kosiderueshme e çmimeve të mallrave të konsumit, veçanërisht për ushqimet dhe energjinë, çoi në rritjen vjetore mesatare të inflacionit prej 15.9% në tregjet në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore në fund të vitit 2022, më e larta në më shumë se 20 vite, dhe më e larta në krahasim me të gjitha rajonet në zhvillim në botë. Inflacioni ishte mesatarisht më pak se 4% në vendet në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore para se të fillonte të rritej në vitin 2021.

Parashikimet për të ardhmen mbeten shumë të paqarta. Rritja në vitin 2023 mund të jetë më e dobët nëse lufta, pasojë e invazionit rus në Ukrainë do të përshkallëzohet më tej, nëse çmimet e ushqimeve dhe energjisë vazhdojnë të rriten, nëse rriten normat e interesit në mbarë botën ose në rajon, ose nëse ka një kthim të papritur të rrjedhës së kapitalit në rajon. Zhvillimet aktuale bankare në disa ekonomi të zhvilluara mund të ndikojnë rritjen ekonomike.

Ekonomia e Ukrainës pritet të rritet me 0.5% këtë vit, pas një renie të thellë prej 29.2% në vitin 2022, vitin e invazionit rus në vend. Ndërsa dëmi ekonomik që ka pësuar Ukraina si rezultat i invazionit është i madh, rihapja e porteve të Ukrainës në Detin e Zi dhe rifillimi i tregtisë së grurit, si dhe mbështetja e konsiderueshme nga donatorët po ndihmojnë në mbështetjen e aktivitetit ekonomik këtë vit. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore, kostoja e rindërtimit dhe rimëkëmbjes së Ukrainë tani ka shkuar në $ 411 miliardë, ose 2 herë më shumë se ekonomia para-luftë në Ukrainë në vitin 2021.

Turqia ka përjetuar dy tërmete shkatërruese më 6 shkurt 2023, të cilat sipas vlerësimeve të Bankës Botërore kanë shkaktuar dëme direkte me kosto rreth $34.2 miliardë, ose 4% të PBB-së së vendit në vitin 2021. Kostot reale për të plotësuar nevojat për rindërtim dhe rimëkëmbje mund të jenë dyfishi i kostos së dëmeve direkte. Duke përfshirë ndikimin e tërmeteve të fundit, pritet që rritja në 2023 të jetë 3.2%, me një rritje mesatare prej 4.2% në vitet 2024-25, duke përfshirë edhe mbështetjen e qeverisë për banesat dhe investimet në kuadër të përpjekjeve për rindërtim.

Një kapitull i veçantë në raport përqëndrohet në krizën e kostos së jetesës, duke shqyrtuar ndikimin e inflacionit të lartë në standardet e jetesës së njerëzve në rajon, në sfondin e rritjes ekonomike të ngadaltë dhe inflacionit të lartë.

"Inflacioni zvogëlon të ardhurat reale të njerëzve dhe inflacioni i lartë prek segmentet më të varfëra të popullsisë shumë më tepër se ato më të pasura", tha Ivailo Izvorski, Kryeekonomisti i Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore. " Për të mbrojtur më mirë grupet e cënueshme dhe nxitur rritjen ekonomike, politikat duhet të marrin në konsideratë ndikimin e ndryshëm të inflacionit për nivele të ndryshme të të ardhurave dhe të përdorin tregues më të saktë për të matur koston reale të çmimeve të larta tek personat më të varfër."

Qeveritë në të gjithë rajonin kanë reaguar ndaj krizës së kostos së jetesës me mbështetje sociale dhe subvencione, të cilat përfshijnë moratoriume për rritjen e çmimeve të energjisë, uljen e tarifave të transportit publik, si dhe kufizime të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror për familjet dhe bizneset.

Megjithatë, raporti analizon peshën e pabarabartë të krizës së kostos së jetesës. Ajo ve në dukje se inflacioni ishte 2 pikë pëqindje më i lartë për 10% të popullsisë më të varfër krahasuar me 10% më të pasurit. Ky dallim i kaloi 5 pikë përqindje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Moldavinë, Malinë e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Politikat që nuk marrin parasysh shkallën e ndryshme të inflacionit me të cilën ballafaqohen shtresat e ndryshme të popullsisë, do të ofronin mbështetje të pamjaftueshme për grupet e cënueshme dhe mund të rezultojnë joefikase dhe të paefektshme, thekson raporti. Ai rekomandon të shkohet përtej indeksimit standard të çmimeve të konsumatorit për të matur inflacionin, për të përcaktuar më saktë koston reale të jetesës së personave më të varfër. Kjo është e thelbësore për të hartuar politika më të mira për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë.

DEKLARATA PËR SHTYP NR: 2023/ECA/91

Kontakt

Në Washington
Indira Chand
+1 (703) 376-7491
Në Washington
Amy Stilwell
+1 (202) 294-5321

Blogje

    loader image

ÇFARË ËSHTË E RE

    loader image