HISTORIA E PËRZGJEDHUR

Të sigurohemi për të ardhmen: Të zbusim ndikimet e fatkeqësive natyrore në Europën Juglindore

2015-01-20


Image

Shirat e shumtë në maj shkaktuar rrëshqitje massive të tokës. Më shumë se 3,000 rrëshqitje u shënuan në të gjithë rajonin. ​

John Mackedon / Banka Botërore

PIKAT KRYESORE TE historisë
  • Rritja ekonomike në 2014 për gjashtë vendet e Europës Juglindore ishte afër zeros, sipas Raportit të Rregult Ekonomik për vendet e Europës Juglindore.
  • Moti – në veçanti, përmbytjet e jashtëzakonshme në maj dhe ndikimeve të ngjarjeve të rënda më të hershme – ishin një faktor kryesor që frenoi rritjen në rajon, duke vënë në dukje cënueshmërinë e këtyre ekonomive ndaj kushteve ekstreme të motit.
  • Këto ngjarje theksojnë rëndësinë e zgjerimit të tregjeve të sigurimit për të mbrojtur pronarët e shtëpive dhe bizneseve ndaj fatkeqësive natyrore.

Ndërsa ka nisur 2015, shumë politikëbërës në botë po e drejtojnë vëmendjen nga viti i kaluar – duke marrë parasysh tendencat ekonomike, sociale dhe politike që paten ndikimet më të rëndësishme mbi rritjen ekonomike në vendet e tyre dhe rajonet përkatëse. Në pjesën më të madhe të Europës Juglindore, pamja është më pak pozitive nga sa ishte shpresuar. Megjithëse pritet rritje ekonomike e kufizuar në disa nga gjashtë që përbëjnë rajonin e Europës Juglindore, stanjacioni dhe tkurrja në të tjerat e kanë frenuar rajonin në përgjithësi – me rritjen ekonomike që për 2014 pritet të jetë vetë vetëm 0.2 % dhe parashikimin për vetëm 1.3% për 2015, sipas Raportit më të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore.  

Ndërsa Shqipëria dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë u rritën më shpejt në 2014 sesa në 2013, rritja ekonomike në Kosovë dhe Malin e Zi ishte më pak nga sa pritej – megjithëse ende pozitive. Për më tepër stanjacioni në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rritja ekonomike negative në Serbi – ekonomitë më të mëdha në rajon – të kombinuara me njëra tjetrën e kanë frenuar rajonin në tërësi. Nivelet vazhdimisht të larta të papunësisë, nivelet të ulëta të pjesëmarrjes së fuqisë punëtore dhe krijim i ngadaltë i vendeve formale të punës, të gjitha këto e frenuar rritjen ekonomike gjatë 2014. Një sektor publik i madh dhe joefikas vijon të ndikojë rritjen në rajon dhe megjithëse është bërë një farë progresi në përmirësimin e  klimës së biznesit, ka ende shumë vend për përmirësime. 


Image

Open the full-size infographic here.


" Moti ishte një faktor i rëndësishëm që ndikoi në rritjen ekonomike rajonale gjatë 2014, thotëe, “përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nxorrën në pah cënueshmërinë dhe se sa i papërgatitur ishte rajoni ndaj ngjarjeve të tilla. "

Gallina Vincelette

autorja kryesore e Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore


Ndërsa shumë sfida strukturore si këto vazhdojnë të paraqesin pengesa për rritjen e qëndrueshme në rajon, një tjetër, sfida më pak e parashikueshme u shfaq gjatë 2014 - duke penguar në mënyrë të konsiderueshme rritjen në këto vende dhe në të gjithë rajonin si të tërë: moti.

Kushtet ekstreme të motit, përfshirë përmbytjet e jashtëzakonshme të majit, pllakosen shumicën e rajonit gjatë 2014 dhe ndikuan negativisht pothuaj çdo sektor të ekonomisë në rajon – nga bujqësia, te energjia apo turizmi. 

“Moti ishte një faktor i rëndësishëm që ndikoi në rritjen ekonomike rajonale gjatë 2014,” thotë,” notes Gallina Vincelette, autorja kryesore e Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore, “përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nxorrën në pah cënueshmërinë dhe se sa i papërgatitur ishte rajoni ndaj ngjarjeve të tilla.”

Rreshjet e jashtëzakonshme të majit shkaktuan përmbytjet më të këqija që rajoni kishte pasur për më shumë se 100 vjet. Në Bosnje dhe Herzegovinë, këto përmbytje shkaktuan vdekjen e më shumë se 20 vetëve, zhvendosen 90,000 të tjerë dhe rezultuan në miliarda dollarë dëme në të gjithë rajonin. Përmbytjet përllogariten t’i kenë kushtuar vendit 15% të PBB-së si humbje në prodhim dhe dëme. Në  Serbi, dëmi total nga këto përmbytje përllogaritet në rreth 4.7%.  Pothuaj çdo segment i ekonomisë u ndikua negativisht nga këto përmbytje.

Ndikimi i kësaj përmbytjeje u përforcua edhe nga kushtet më të hershme të motit në rajon, duke përkeqësuar efektin negativ që ato patën në rritjen ekonomike në 2014. Një thatësirë në verën e 2012 dhe një dimër i ashpër po në atë vit  pengoi sektorin e bujqësisë, pakësoi prodhimin e energjisë elektrike, frenoi turizmin dhe ngadalësoi ndërtimin më shumë se zakonisht në rajon.  

Ndikimi i madh i këtyre kushteve ekstreme mbi ekonomitë e rajonit, nxjerr në pah cënueshmërinë e përgjithshme ekonomike të këtyre vendeve. Me këtë klimë,  politikëbërësit në këto vende vijojnë të eksplorojnë mundësitë si ta shmangin atë, apo më e pakta, si të zbusin sa më mirë efektet  e goditjeve të tilla.

Në vijim të përpjekjeve për t’iu përshtatur dhe për të zbutur ndikimin – siç janë mbrojtja nga përmbytjet dhe infrastruktura rezistente ndaj motit – raporti i fundit SEE RER, thekson gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të tregjeve të sigurimeve në vendet e rajonit për të mbrojtur më mirë nga fatkeqësitë natyrore pronarët e shtëpive dhe bizneseve  - veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Duke qenë se familjet më të varfëra ka më shumë gjasa të punojnë në bujqësi dhe të jetojnë në zonat rurale, nevoja për mekanizma për t’i fuqizuar kundër goditjeve të shkaktuara  nga përmbytjeve, thatësirave dhe valëve të të nxehtit është edhe më e ngutshme. 

Megjithëse 40% e njerëzve në Shqipëri dhe 20% në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, punojnë në bujqësi, normat e sigurimit për planin e mbrojtjes ndaj motit dhe fatkeqësive të të tjera natyrore mes këtyre njerëzve janë në nivel jashtëzakonisht të ulët. Në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, vetëm 4% e fermerëve sigurojnë të korrat e tyre kundrejt rreziqeve të motit. Në Kosovë, kompanitë e sigurimit përfaqësojnë vetëm 3% të aseteve totale të sistemit financiar, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë ato përfaqësojnë vetëm 5% të totalit.

Me rritjen ekonomike të parashikuar në rreth 3% në Shqipëri, Kosovë, Ish Republikë Jugosllave të Maqedonisë dhe Malin e Zi në 2015, viti që vjen mund ta shohë rajonin e Europës Juglindore të dalë ngadalë nga stanjacioni. Në vijim të zgjidhjes së problemeve të vazhdueshme të papunësisë së lartë, krijimin e ngadaltë të vendeve të punës dhe nxitjen e produktivitetit të firmave vendase, politikëbërësit duhet ta kenë vëmendjen te kërcenimet e paparashikuara – siç janë përmbytjet, thatësirat dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Plotësimi i nismave për zbutjen dhe përshtatshmërinë në këto gjashtë vende si për shembull sigurimi – sidomos i atyre më të cënueshmëve në rajon – mund të ndihmojë shumë në parandalimin e fatkeqësisë së radhës. Këto mekanizma mund gjithashtu të ndihmojnë jashtëzakonisht përpjekjet për rimëkëmbje në rast se dhe kur të ndodhë një tjetër goditje e motit. 


Api
Api