BRIEF

Infrastruktura e Energjisë

September 26, 2013



Kjo faqe ne gjuhen angleze

 

Ndihma drejt Modernizimit të Sektorit të Energjisë në Kosovë

Sot, kapaciteti operativ i energjisë elektrike në Kosovë është rreth 900 mv, që pothuajse i tëri vjen nga dy termocentrale të vjetruara me ndezje me qymyr – Kosovës A dhe Kosovës B. Me rritjen e popullsisë, do të vazhdojnë të shtohen edhe kufizimet e vazhdueshme për energji. Për ta plotësuar kërkesën në rritje për energji elektrike, për t’i reduktuar ndërprerjet e rrymës dhe për ta ulur shkallën e lirimit të gazrave serrë (GS-ve) në ajër, Qeveria e Kosovës është duke e rehabilituar termocentralin Kosova B – i cili është më shumë se 30 vjet i vjetër – për ta bërë atë që të jetë përputhje me direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian, për ta ndërtuar një termocentral të ri dhe më efikas me ndezje me linjit dhe për ta zëvendësuar termocentralin dyzetepesëvjeçar Kosova A, i cili është shumë ndotës.

Pritet që hendeku që do të krijohet nga mbyllja e termocentralit Kosova A dhe kërkesa në rritje për energji elektrike të plotësohet me një kombinim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe gjenerimit të linjitit të ri. Me këto investime, pritet një përmirësim i dukshëm si në cilësinë e ajrit, ashtu edhe në reduktimin e lirimit të GS-ve. Qeveria ka kërkuar mbështetje financiare për këto investime nga Banka Botërore, ndërsa mbështetja për termocentralin e ri është duke u konsideruar në formën e një garancie. Banka Botërore do të marrë vendim se a do ta mbështesë projektin për Termocentralin e Ri të Kosovës vetëm pasi të bëhen të gjitha analizat përkatëse mjedisore, sociale dhe teknike, pasi të mbahen konsultime me publikun dhe pasi Bordi i Bankës dhe aksionarët e saj ta shqyrtojnë projektin me kujdes.

Gjatë dekadës së kaluar, disa studime për gjendjen energjetike të Kosovës janë zhvilluar me ndihmën e donatorëve, duke përfshirë raportin e Grupit të Bankës Botërore për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Opsioneve për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë, i cili është bazuar në disa raporte dhe modele të përdorimit të projektuar të kapacitetit të instaluar të të gjitha opsioneve për furnizim me energji elektrike në Kosovë – duke i mundësuar krahasimet dhe vlerësimin e kostove ekonomike dhe mjedisore përkatëse të tyre.

Ky “studim i opsioneve” është në mesin e disa dokumenteve dhe analizave që janë shqyrtuar nga një panel i ekspertëve të pavarur që i ka angazhuar Banka për ta vlerësuar projektin e propozuar të qeverisë në raport me kriteret e Bankës për skanimin e projekteve me qymyr. Ky panel, i cili u përbë nga tre ekspertë të shquar të energjisë, gjegjësisht János Beér, Wladyslaw Mielczarski dhe Derek Taylor, përfundoi se projekti i propozuar i plotëson kriteret e Bankës që janë përvijuar në Kornizën Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike. Gjetjet e Panelit të Ekspertëve të Pavarur janë diskutuar me grupe të shoqërisë civile në Prishtinë kah mesi i muajit shkurt 2012. “Studimi i opsioneve” është duke u azhurnuar, ndërsa edhe versioni i azhurnuar do të bëhet publik posa të finalizohet.

 



 

 


Welcome