Agim Hadushaj thotë se gjërat po duken gjithnjë e më të mirë për të dhe familjen e tij të madhe në qytetin e Fierit.
“Tani kemi drita rregullisht, makina larëse dhe televizori nuk na prishen si më parë për shkak të ndërprerjeve të energjisë,” thotë Hadushaj, një pensionist 66 vjeçar.
Nusja e djalit të tij, Anila Hadushaj, është po aq e kënaqur me përmirësimet në furnizimin me energjia. Sektori energjitik ka vuajtur deri së fundmi prej vite të tëra braktisjeje.
Ajo thotë se furnizimi i pandërprerë me energji elektrike është mirë jo vetëm për të, për të kryer punët e shtëpisë, por më e rëndësishmja fëmijët e saj tashmë mund të studiojnë natën.
“Energjia elektrike pa ndërprerje është shumë e rëndësishme për fëmijët që të mund të bëjnë detyrat në çdo kohë dhe është e nevojshme edhe për të larë enët, hekurosur apo gatuar për familjen,” thotë Anila.
Përmirësimet në furnizimin me energji elektrike në vend kanë ndodhur si pasojë e forcimit me ligje të reja që detyrojnë pagesën për furnizimin me energji dhe reformave të tjera që synojnë investime më të mira si rezultat i rritjes së të ardhurave.
Banka Botërore i mbështet këto reforma përmes Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit Energjitik.