Trajtimi modern i mbeturinave mjekësore i bën lagjet e banimit në Tiranë më të sigurta, më të pastra dhe më të shëndetshme

26 shtator 2013




Luciana Havale po fut nëpër qese mbeturina mjekësore të sterilizuara të spitalit ku punon në Tiranë, Shqipëri

Ajo po dezinfekton mbeturinat potencialisht të rrezikshme në autoklavën e siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ka mësuar edhe si ta vërë në punë.

“Jam trajnuar se si t’i ndaj mbeturinat, kështu që unë komunikoj me pavijone të ndryshme këtu, duke i ndihmuar t’i ndajnë mbeturinat e ndryshme në kuti të ndryshme”, thotë Havale.

Autoklava përdor avullin për të sterilizuar materiale të rrezikshme të tilla si gjilpëra, shiringa, shishka xhami dhe doreza që përdoren për operacione – të gjitha burime të mundshme dëmtimi dhe sëmundjesh për publikun nëse janë të ndotura dhe përhapen.


" Përreth kësaj zone dhe për qindra metra kishte një ndotje shumë të madhe dhe banorët ankoheshin. "

Sotir Gjermeni

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë shtatë autoklava nëpër spitale dhe institucione të tjera shëndetësore në vend si pjesë e projektit të Modernizimit të Sektorit të Shëndetësisë të drejtuar nga Qeveria, me mbështetje të Bankës Botërore.

Në Qendrën Spitalore publike universitare të Tiranës, që mban emrin e shqiptares së famshme Nënë Tereza, mbeturinat mjekësore shpesh i kalojnë 800 kg në ditë.

Deri kohët e fundit, mbeturinat digjeshin nga punonjës të spitalit si Sotir Gjermeni, në këtë incinerator, tani të shkatërruar, në mjediset e spitalit, duke nxjerrë një tym dhe erë të tmerrshme.

“Përreth kësaj zone dhe për qindra metra kishte një ndotje shumë të madhe dhe banorët ankoheshin, “ thotë Gjermeni.

Që nga ajo kohë, projekti në shëndetësi, i ka siguruar spitalit një autoklavë dhe ka trajnuar Sotirin dhe punonjës të tjerë se si ta përdorin atë.

Ata punojnë me turne, duke sterilizuar mbeturinat mjekësore dhe duke i futur ato nëpër thasë për t’i hedhur më pas në vendgrumbullimet e plehrave. Gjithashtu, ata sterilizojnë mbeturinat e institucioneve të tjera mjekësore që nuk kanë autoklavat e tyre, na tha tekniku i spitalit, Latif Gurthi, teksa hidhte me lopatë në autoklavë grumbuj shiringash të përdorura që vinin aty, qese të zbrazëta nga banka e gjakut të spitalit, dhe garza të përdorura.

“Në fillim, mbeturinat nga spitale të ndryshme i sjellin këtu, ne i kontrollojmë, i peshojmë dhe i ndajmë. Pastaj, ne mbarojmë punë me to duke nënshkruar, sikurse bëjnë edhe njerëzit që i sjellin këtu,” thotë Gurthi.

Stafi i spitalit dhe banorët që jetojnë në afërsi të incineratorëve thonë se procesi më i pastër dhe më i sigurt i eliminimit të mbeturinave mjekësore ka bërë që të ketë një mjedis më të pastër dhe më të sigurt.

Në një kafene dhe restorant të vogël që ndodhet përballë me incineratorin e Qendrës Spitalore Universitare, 86 vjeçari Bardhyl Kadesha po mbaronte së piri kafenë me një shok.

“Në zonën përreth spitalit, klima është dëmtuar për shkak të tymit dhe erës,” thotë ai për kohën përpara se të vinte autoklava në spitalin pranë dhe mbylljen më pas të incineratorit.

Kadesha tha se tani nuk i dhembte më fyti si më përpara, duke shtuar se ai dhe e gjithë lagja për herë të parë pas shumë vitesh po merrnin frymë më mirë.


Image
800 kg
në ditë - Në Qendrën Spitalore publike universitare të Tiranës, që mban emrin e shqiptares së famshme Nënë Tereza, mbeturinat mjekësore shpesh i kalojnë 800 kg në ditë
Burim »


HARTA E PROJEKTIT



Welcome