Fjalime dhe tekstet e fjalimeve

Fjala e hapjes nga Ellen Goldstein Drejtoresha Rajonale për Ballkanin Perëndimor

2016-12-13


Ellen Goldstein, Country Director CEREMONIA E NËNSHKRIMIT Tirana, Shqipëria

Siç përgatitet për t’u mbajtur

Image

Me Bob Dylan-in që fitoi çmimin Nobel për letërsi, ndjehem e frymëzuar të citoj një tjetër kantautore të kohës së tij, znj. Joni Mitchell, e cila ka shkruar:

A nuk duket se gjithmonë shkon,

Që nuk e di çfarë ke, derisa është vonë.

Ata shtruan parajsën dhe përfunduam me një vend parkim makinash.

Kënga e Joni-t është një përrallë paralajmëruese që jehon me përpjekjen tonë për turizmin e qendrueshëm -  i cili është i destinuar të jetë një motorr i rritjes së ardhshme ekonomike, vendeve të reja të punës dhe mirëqenies në Shqipëri.

E kam vizituar Shqipërinë e jugut shumë herë, për punë dhe si një turiste me familjen time. Është një përzjerje e jashtëzakonshme e burimeve të mrekullueshme natyrore dhe trashëgimisë së pasur kulturore. Të dhënat ekzistuese tregojnë se jugun e Shqipërisë e vizitojnë rreth 300,000 turistë në vit. Turizmi kontriboi në mënyrë direkte në rreth gjashtë përqind të të ardhurave kombëtare për vitin 2014.  Por më e rëndësishmja, përmes lidhjeve të tij me sektorët e tjerë, turizmi është përgjegjës për më shumë se një të pestën e aktivitetit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në vend.  Ai mbështet aktualisht 50,000 vende pune – një numër që pritet të rritet në 200,000 deri në vitin 2025. 

Zhvillimi i qendrueshëm i pasurive natyrore dhe kulturore të Jugu,t mund të jetë një pikë kthese për Shqipërinë, pasi mund të sjellë përfitime ekonomike për komunitetet vendase, të krijojë vende të reja pune, të mbështesë  dhe përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike që po shohim sot. Prandaj, nëshkrimi i Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizimit është një rast shumë i veçantë për mua.

Projekti do të nxisë rritjen e ekonomisë lokale të mbështetur te turizmi për jugun e Shqipërisë. Projekti i investimit prej 71 milionë dollarësh amerikanë është në përputhje me vizionin e Qeverisë, të paraqitur në Strategjinë Kombëtare të Territorit, për të përmirësuar jetesën në katër qendrat urbane në jug. Projekti shfrytëzon përvojën dhe ekspertizën globale të Bankës Botërore, për të mbështetur katër qendrat turistike në jug të Shqipërisë, ku përfshihen dy prej zonave të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, Gjirokastra dhe Berati, Saranda (një portë turistike për rajonin dhe zona e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Butrinti) si dhe Përmeti, që lidh qarkun turistik të Shqipërisë së Jugut me zemrën e Ballkanit.

Ne kemi nxjerrë mësime të rëndësishme nga angazhimet tona të mëparshme në rajonin e bregdetit jugor, ku investimet në infrastrukturë, përfshi zgjerimin e Portit të Sarandës, patën një ndikim domethënës në zhvillimin e turizmit. Një prej mësimeve kyçe ishte zbatimi i një qasjeje të integruar ndërsektoriale, që shtrihej përgjatë bashkive gjeografike – duke krijuar një qark turistik – për një zhvillim më të qëndrueshëm urban dhe zhvillim të turizmit.

Projekti mbështet programin e Qeverisë në një mënyrë të integruar dhe ndërsektoriale për shfrytëzimin e hapësirave urbane dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore për të promovuar rritjen ekonomike lokale.  Ai është përgatitur bashkërisht nga Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Kulturës, Ministria e Mjedisit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Zyra e Kryeministrit nën drejtimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban gjatë procesit përgatitor.

Qasja e integruar nuk do të kish qenë e mundur pa pjesëmarrjen dhe kontributin e shkëlqyer të katër bashkive përfituese, udhëheqjen e fortë të kryetarëve dhe përfshirjen aktive të zyrtarëve bashkiakë dhe qytetarëve. Falë angazhimit të tyre të madh, Projekti ka përcaktuar tashmë investimet kyçe që mund të fillojnë menjëherë, sapo ai të hyjë në fuqi.

Së fundmi, me lejoni të uroj të nderuarin Kryeministër për vizionin e tij për potencialin transformues të turizmit të qendrueshëm në Shqipëri. 

Sigurisht, zbatimi i qendrueshëm do të kërkojë bashkëpunimin e fortë e të vazhdueshëm midis aktorëve kryesorë - Ministrisë së Kulturës, Mjedisit, kryetarëve dhe zyrtarëve të bashkive, aktorëve lokalë – me Ministrinë e Zhvillimit Urban, si ministria kryesore dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, si agjencia zbatuese.

Risia e këtij projekti nuk ka të bëjë vetëm me kombinimin e investimeve për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe për të përmirësuar zonat turistike. Ai ka për synim të krijojë produkte turistike, plane të menaxhimit të zonave për katër qytetet dhe zonat e trashëgimisë kulturore e natyrore përreth, krijimin e partneriteteve për menaxhimin e destinacionit turistik. Është përmes këtyre veprimtarive që jugu i Shqipërisë do të jetë i lidhur më mirë me tregjet rajonale e ndërkombëtare të turizmit dhe popullsia lokale e vendi do të përfitojnë nga më shumë vende pune, më shumë të ardhura që do të përfitohen dhe ndarja më e barabartë të fitimeve ekonomike.

Që kur kam marrë detyrën e Drejtores Rajonale për Shqipërinë në vitin 2013, Banka Botërore e ka mbështetur vendin në zbatimin e reformave ekonomike të rëndësishme. Shumë nga reformat përballen me të shkuarën ekonomike të vendit, prandaj ishte e domosdoshme që në 2013 që Shqipëria të ndërmerrte një axhendë të vonuar reformash makro-fiskale dhe strukturore për ta vendosur ekonominë në një rrugë të qendrueshme.  Sot, ne shohim progresin e matshëm në reformat e qendrueshmërisë makro-fiskale, sektorit të energjisë, pensioneve, asistencës sociale, drejtesisë dhe shërbimeve publike. Shqipëria ka bërë një progres të mirë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe shumë më tepër mund të arrihet me vijimin e frymës së fortë të reformave. Ekonomia shqiptare është rimëkëmbur nga kriza globale 2008, me rritjen ekonomike në tre për qind në vit.

Trajtimi dhe tejkalimi i trashëgimive të së kaluarës ka qenë i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë. Por tashmë Shqipëria gjithashtu duhet të shikojë përpara, drejt një të ardhmeje me rritje ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme që është gjithëpërfshirëse për komunitetet lokale. Projekti i Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmit është mbi të gjitha për të ardhmen e Shqipërisë - gjenerimin e rritjes më të shpejtë ekonomike, më shumë vende pune dhe mirëqenie më të madhe për qytetarët shqiptarë në vitet që vijnë.

Ju faleminderit. 

 


Image
Api
Api