NJOFTIME PËR SHTYP

Rritja ekonomike krijoi më shumë vende të punës në Kosovë, Rritja më e madhe kërkon zbatimin e reformave

6 prill 2017


PRISHTINË, 6 prill –  Rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2016 ka vazhduar të jetë më e lartë se në vendet fqinje dhe ka kontribuar dukshëm në krijimin e vendeve të punës, sipas Raportit të Rregullt Ekonomik më të ri për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot nga Banka Botërore. Shtimi i produktivitetit dhe konkurrueshmërisë janë esenciale që rritja të jetë më e qëndrueshme dhe të adresojë nivelin ende të lartë të papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë.

Ballkani Perëndimor si rajon ka pasur rritje më të shpejtë ekonomike në vitin 2016 se sa një vit më herët, sipas këtij raporti. Krahasuar me vitin 2015 forcimi i rritjes ekonomike në Serbi dhe Shqipëri ka kompensuar për zgjerimin më të dobët në Mal të Zi dhe IRJ të Maqedonisë, për ngadalësimin e lehtë të rritjes ekonomike në Kosovë dhe për rritjen e njëtrajtshme në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vazhdimi i rritjes ekonomike ka krijuar më shumë vende të punës në rajon, dhe në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën, me përjashtim të Malit të Zi, është zvogëluar papunësia. Deri në shtator 2016, krijimi i vendeve të punës ka qenë më i larti në Shqipëri dhe Serbi, duke u përkthyer në një rritje prej 8.5, përkatësisht 7.2 për qind gjatë vitin 2016.

Tabela 1.1. Pasqyra pozitive e Rritjes [Ekonomike]
(Rritja reale e BPV, përqindja)

 

2015

2016e

2017f

2018f

Shqipëria

2.6

3.2

3.5

3.5

Bosnja dhe Hercegovina

3.0

2.8

3.2

3.7

Kosova

4.1

3.6

3.9

4.2

IRJ e Maqedonisë

3.8

2.0

2.8

3.5

Mali i Zi

3.4

2.1

3.3

3.0

Serbia

0.8

2.8

3.0

3.5

Ballkani Perëndimor

2.2

2.8

3.2

3.6

Burimet: Të dhënat nga bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave; vlerësimet dhe parashikimet e stafit të Bankës Botërore.

 

"Rimëkëmbka dhe rritja në Ballkanin Perëndimor është shpejtuar në vitin 2016, me rënie inkurajuese të papunësisë dhe varfërisë”, tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Rritja dhe punësimi janë rritur sidomos në vendet që kanë bërë përparim të rëndësishëm në shkurtimin e deficitit fiskal, kanë trajtuar trashëgiminë e shtetit të madh dhe joefikas dhe që kanë përimirësuar mjedisin për investime vendore dhe të huaja”, shtoi ajo.

Përkundër këtij progresi, tregu i punës në Ballkanin Perëndimor mbetet sfidues, ku shkalla e papunësisë në vitin 2016 ka qenë rreth 22 për qind.

“Pasqyra e rritjes ekonomike të Kosovës mbetet pozitive. Megjithatë, përkundër dëshmive të mirëseardhura për krijimin e vendeve të punës në vitin 2016, Kosova duhet ta bazojë rritjen ekonomike shumë më tepër në produktivitet të brendshëm dhe konkurrueshmëri më të madhe jashtë vendit, në mënyrë që të adresohen nivelet historikisht të larta të papunësisë, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe grave”, thotë Marco Mantovanelli, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë.

Raporti thekson se përkundër rikthimit gradual të kërkesës së BE-së për eksportet e Ballkanit Perëndimor, çmimet e ulëta të mallrave kanë ulur fitimet nga eksporti në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe investimet e mëdha në infrastrukturë vazhdojnë të kërkojnë importe të mëdha të mallrave kapitale, duke çuar në rritje të Deficitit Tregtar dhe Llogarive Rrjedhëse në rajon.

Sipas raportit, mbajtja e kësaj rritjeje në Ballkanin Perëndimor dhe adresimi i sfidave të vazhdueshme në punësim do të kërkojnë që vendet të vazhdojnë kursin e reformave. Në veçanti, reformat e mëtejshme në konsolidimin fiskal dhe strukturor janë të nevojshme për të gjashtë vendet që të përmirësojnë efikasitetin e sektorëve të tyre publikë dhe të rrisin konkurrueshmërinë e ekonomive të tyre në mënyrë që të promovojnë zhvillimin e sektorit privat.

Kontaktet e mediave
Në Uashington
John Mackedon
jmackedon@worldbank.org
Në Pristinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454-1107
laliu1@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2017/ECA/105

Api
Api

Welcome