Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

NJOFTIME PËR SHTYP

Banka Botërore Mbështetë Përpjekjet e Kosovës për Përforcimin e Sigurisë Kibernetike

2015-06-25


Prishtinë, Kosovë, 25 qershor 2015—Banka Botërore është duke e ndihmuar përforcimin e sigurisë kibernetike në Kosovë përmes pilotimit të një vlerësimi për ngritjen e kapaciteteve, që ka për qëllim identifikimin e vrimave të sigurisë kibernetike. Ekspertët e saj kanë bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë dhe institucionet tjera përgjegjëse në rishikimin e politikë-bërjes, kornizave ligjore dhe rregulluese, për edukim dhe trajnime si dhe miratimin e standardeve dhe teknologjive ndërkombëtare për siguri kibernetike.

Me zhvillimin dinamik të të dhënave digjitale dhe shfrytëzimin e pajisjeve që përdorin një gamë të gjerë të frekuencave, rreziqet kibernetike duke u rritur rrufeshëm ndaj rrjeteve që administrohen nga Qeveria e Kosovës, operatorëve të infrastrukturës së rëndësishme kombëtare (sidomos të shërbimeve publike), kompanive brenda dhe mbi sektorët e telekomunikimit dhe financiar, si dhe ekonomive familjare janë. Për shembull, rrjetet e pasigurta mund të mundësojnë rrjedhjen e informatave të ndjeshme apo të shkaktojnë mosfunksionim të sistemeve që ofrojnë shërbime publike (siç është ujësjellësi, rryma apo transporti)

Në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Banka Botërore ka lehtësuar një punëtori, të titulluar Siguria Kibernetike në Kosovë: Dialogu për Prioritetet Strategjike. Pjesëmarrës nga Qeveria, sektori privat deh shoqëria civile diskutuan rreth të gjeturave të Vlerësimit të quajtur Cyber Security Capacity Maturity Model (Modeli i Pjekurisë së Kapacitetit të Sigurisë Kibernetike), i cili është zhvilluar nga Qendra Globale për Kapacitetet e Sigurisë Kibernetike pranë Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët e sigurisë kibernetike u fokusuan në situatën aktuale në Kosovë, përfshirë edhe iniciativat relevante politike të sektorit publik si dhe mundësitë për edukimin dhe trajnimin e sektorit publik dhe privat rreth sigurisë kibernetike, dhe përvojën e sektorit privat në adresimin e rreziqeve të sigurisë kibernetike.

“Varësia e rritur nga interneti, si burim i informatave dhe si një instrument menaxhues, krijon mundësi të pafundme por gjithashtu bartë edhe rreziqe të reja”, tha Jan-Peter Olters, Manaxher i Bankës Botërore në Kosovë. “Duke i kushtuar një vëmendje të vazhdueshme dhe të thelluar sigurisë kibernetike – familjet, kompanitë dhe qeveritë mund të përfitojnë nga qasja në informata, fuqizimi i menaxhimit dhe mbikëqyrjes, tregtisë në zhvillim, dhe komunikimit në përmirësim duke qenë të mbrojtur deri në një masë nga krimet kibernetike dhe rrjedhjet e sigurisë kibernetike”.

Banka Botërore dhe Qendra Globale për Kapacitetet e Sigurisë Kibernetike pranë Universitetit të Oksfordit kanë bashkëpunuar rreth shkëmbimit të njohurive për sigurinë kibernetike dhe ngritjes të kapaciteteve. Në shkurt 2015, një grup studiuesish nga Universiteti i Oksfordit vizituan Prishtinën për të intervistuar një numër të hisedarëve qeveritar dhe jo-qeveritar me qëllim që të përpilojnë raportin vlerësues të Modelit të Pjekurisë së Kapacitetit të Sigurisë Kibernetike dhe rekomandimet e tij.

"Ky ka qenë vlerësimi i parë i kapaciteteve të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor që ka përdorur hulumtimin tonë të ri” theksoi Profesori Sadie Creese, Drejtor i Qendrës Globale për Kapacitetet e Sigurisë Kibernetike pranë Universitetit të Oksfordit. "Jemi të lumtur që kemi pasur mundësinë të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës që ata të përdorin modelin tonë të ri për formësimin e një qasjeje më gjithë-përfshirëse të sigurisë kibernetike. Kjo ka qenë gjithashtu jetësore për zhvillimin e bashkëpunimit tonë me Bankën Botërore, me një qëllim të përbashkët për të rritur efikasitetin e sigurisë kibernetike nëpër tërë botën ".

Agim Kukaj, Kryesues i Departamentit të Postës, Telekomunikimit, dhe Teknologjisë Informative dhe Komunikuese pranë Ministrisë së Kosovës për Zhvillim Ekonomik si dhe homologu kryesorë nga qeveria për vlerësimin dhe për punëtorinë tha “Vlerësimi tregoi një pamje reale të anëve të forta dhe të dobëta të kapaciteteve të sigurisë kibernetike të kategorive të ndryshme të hisedarëve nga Kosova, dhe gjatë procesit ai zgjoi një masë të konsiderueshme të interesit, sidomos në nivelin e bashkëpunimit ndër-institucional në sektorin publik. Prandaj, do të ishte një mundësi e humbur për Qeverinë nëse nuk e vazhdon zhvillimin e këtij vlerësimi më tutje duke lidhur interesa të ndryshme dhe sinergji shtytëse ".

Banka Botërore e mbështetë agjendën e Kosovës për siguri kibernetike si pjesë e një programi pune të telekomunikimeve. Programi ka filluar në qershor 2014 me një grant të Institucionit Këshillues për Investime në Infrastrukturë Publiko-Private (PPIAF) që i ofron Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe shërbimit energjetik KOSTT SH.A. mbështetje këshilluese për infrastrukturën e përbashkët. Fondi i Trustit Korean për Zhvillim të Gjelbër ka siguruar mjete shtesë për zgjerimin e lidhjeve të internetit broadband, i cili nuk ofrohet mjaftueshëm në komuna, e cila pritet të krijojë një platformë për një zhvillim më të gjelbër.



Kontaktet e mediave
Në Prishtinë
Lundrim Aliu
tel : +38138224454
laliu1@worldbank.org
Në Washington
Kristyn Schrader-King
tel : + 1 202 458 2736
kschrader@worldbank.org
Lucie Blyth
tel : + 1 202 473 9262
lblyth1@worldbankgroup.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/105

Api
Api