NJOFTIME PËR SHTYP

Kuadri i ri i Partneritetit me Vendin i Grupit të Bankës Botërore i jep Shqipërisë mbështetje të jashtëzakonshme për rritjen ekonomike dhe futjen në BE

21 maj 2015


Uashington, 21 maj 2015— Bordi Ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore aprovoi sot Kuadrin e Partneritetit me Vendin (KPV) për Shqipërinë për vitet 2015-2019, i cili propozon një program huadhënieje prej deri në 1.2 miliard dollarësh përgjatë një periudhe pesëvjeçare dhe që synon  mbështetjen e aspiratave të Shqipërisë për rritje të drejtë dhe integrim në Bashkimin Europian.  Bordi Ekzekutiv përshëndeti progresin kohëve të fundit në Shqipëri dhe vuri në dukje angazhimin e fortë të Qeverisë Shqiptare ndaj këtyre reformave tashmë të vonuara.

KPV prezanton një strategji në linjë me objektivat binjakë të Grupit të Bankës Botërore (GBB) të pakësimit të varfërisë dhe rritjes së prosperitetit të përbashkët. Grupi i Bankës Botërore në Shqipëri përfshin Bankën Ndërkombëtare të Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) – krahu u sektorit privat dhe Agjencinë Ndërkombëtare Shumëpalëshe të Investimeve (MIGA), e cila ofron garanci risku për investimet.

Grupi i Bankës Botërore do të rrisë dhe thellojë mbështetjen për reformat në Shqipëri, të cilat synojnë vendosjen qëndrueshmërisë makro-fiskale, nxisin rritjen e sektorit privat dhe një qeverisje të përgjegjshme. Qasja pro reformave e Shqipërisë dhe rezultatet inkurajuese përbëjnë një shtysë për rritjen e nivelit të mbështetjes së GBB për vendin.

“Shqipëria ka një mundësi historike për t’u ndarë me të shkuarën dhe përshpejtojë rrugën e vet drejt mirëqenies dhe integrimit në BE. Kuadri i ri i Partneritetit me Grupin e Bankës Botërore për Shqipërinë i përgjigjet kësaj mundësie dhe mbështet prioritetet e vendit të hartuara gjatë konsultimeve të zgjeruara dhe përfshirjes në to të grupeve kryesore të interesit në Shqipëri,” tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. “Ne presim vijimin e reformave të nisura dhe zbatimin efektiv të tyre e me rezultate për qytetarët e Shqipërisë.”

KPV mbështet tri fusha kryesore. Nën prioritetin e parë të qëndrueshmërisë fiskale dhe stabilitetit financiar, GBB do të mbështesë masa që përmirësojnë konsolidimin fiscal, forcojnë menaxhimin e investimeve publike në sektorin e transportit dhe përmirësojnë stabilitetin financiar.  Në prioritetin e dytë të nxitjes së rritjes së sektorit privat, GBB do të ofrojë mbështetje për rritje të konkurrueshmërisë dhe krijimit të vendeve të punës dhe për të shmangur pengesat në mjedisin e biznesit dhe mungesat në infrastructure, si për shembull ato që mbizotërojnë në sektorin energjetik. Në fushën e tretë të forcimit të menaxhimit të sektorit publik dhe ofrimit të shërbimeve, mbështetja e GBB-së do të synojë rritjen e besimit të qytetarëve në qeverisje, përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve publike, si dhe aksesin në shërbimet bazë. Strategjia përshkohet nga tema e integrimit gjinor dhe procesit të hyrjes në BE si proces politikash afatgjate.

“IFC-ja do të mbështesë sektorët strategjikë në Shqipëri si infrastruktura dhe energjia përmes shërbimeve këshillimore dhe investimeve të partneritetit publik-privat (PPP), do të ndihmojë forcimin e sektorit bankar për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe industritë e orientuara nga eksporti. Gjithashtu do të ndihmojë përmirësimin e klimës së biznesit për të tërhequr investimet e huaja direkte,” tha Tomasz Telma, Drejtori Rajonal i IFC-së për Europën dhe Azinë Qendrore.

KPV është mbështetur nga gjetje analitike dhe prioritete të prezantuara në Analizën Sistematike për vendin të përfunduar kohët e fundit. Gjithashtu, strategjia është mbështetur në konsultime të gjera me qeverinë, parlamentarë, përfaqësues të pushtetit lokal, sektorit privat, donatorëve dhe shoqërisë civile.

“Konsultimet me një përfaqësim të gjerë të shoqërisë shqiptare forcojnë kapacitetin për zbatimin e programit përmes angazhimit dhe informimit aktivi qytetar," tha Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “Ne presim të punojmë me aktorët e interesit dhe të mbështesim arritjet e rezultateve për popullin shqiptar.”

Banka Botërore aktualisht mbështet tetë projekte në Shqipëri në shumën prej 512 milionë dollarë, ndërsa IFC ka një portofol prej 136 milionë dollarësh.



Kontaktet e mediave
Në Uashington
Kristyn Schrader-King,
tel : +1-202-458-2736,
kschrader@worldbank.org
Në Tiranë
Ana Gjokutaj,
tel : (355-42) 284125
agjokutaj@worldbank.org
Në IFC Belgrade
Slobodan Brkic
tel : +381 11 3023 750
sbrkic@ifc.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/078

Api
Api

Welcome