NJOFTIME PËR SHTYP

Zëvendës Presidentja e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore thotë se korrigjimi i cekuilibrave makro-fiskale është kusht për rritje të shpejtë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri

31 maj 2014


Nënshkruhen marrëveshje huaje prej 220 milion dollarë për mbështetje të reformave

TIRANE, 31 maj 2014Zëvendës presidentja e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Laura Tuck përfundoi vizitën e saj 3-ditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, ajo zhvilloi diskutime të gjera me Qeverinë dhe partnerët e tjerë për rritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Ajo vlerësoi rezultatet e arritura nga partneriteti i fortë i Bankës Botërore me Shqipërinë, dhe diskutoi kuadrin e partneritetit të ardhshëm 5-vjeçar me vendin për mbështetjen e përparësive të tij të zhvillimit, rritjes dhe mirëqenies për të gjithë. Kjo ishte vizita e parë e zonjës Tuck në Shqipëri, që kur u bë Zëvendës Presidente e Rajonit në shtator të vitit 2013. 

“Cekuilibrat makro-fiskale dhe reforma të dobëta strukturore përbëjnë pengesa për rritjen e shpejtë dhe krijimin e vendeve të punës”, – tha LauraTuck, Zëvendës Presidentja e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, gjatë vizitës së saj në Shqipëri. “Jam e kënaqur të shoh se Qeveria ka një fillim të mirë me ndërmarrjen e reformave të vështira në sektorin financiar, në financat publike, në energji, dhe në sektorin e pensioneve për të adresuar çekuilibrat makroekonomike dhe fiskale, me qëllim që të rikthejë rritjen ekonomike dhe të krijojë vende pune”.

Tuck shtoi, “Duke i njohur këto përpjekje dhe me kërkesë të Qeverisë, Banka Botërore e ka rritur angazhimin e vet në Shqipëri në një shkallë që t’i përgjigjet kësaj përpjekjeje për reforma – me angazhime rekord financimi prej më shumë se 300 milion dollarë në vitin aktual, dhe me një sasi të barabartë të pritshme për vitin e ardhshëm. Zbatimi në vazhdimësi dhe i qëndrueshëm i reformave do të bëjë të mundur që Shqipëria të arrijë një rritje ekonomike dhe mirëqenie më të madhe për të gjithë qytetarët e saj.”

Gjatë diskutimeve të saj me Qeverinë, Zëvendës Presidentja Tuck u përqendrua te nevoja për t’u kushtuar reformave afatmesme një vëmendje të vazhdueshme, duke përfshirë administrimin fiskal dhe financiar, ristrukturimin e sektorit energjetik, reformën në klimën e investimeve dhe atë të të mbrojtjes sociale. Ajo theksoi se në sektorin e energjisë do të ishte i dobishëm si hap i parë  një zgjidhje e ndërmjetësuar e mosmarrëveshjes në lidhje me privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, CEZ.

Jemi të inkurajuar që Qeveria po ndjek rrugën e arritjes së një zgjidhjeje të shpejtë të ndërmjetësuar” tha Tuck.  “Një zgjidhje e tillë do të ishte më pak e kushtueshme se alternativa të tjera, bën të mundur investimet kaq të nevojshme dhe con një sinjal pozitiv për investitorët privatë që janë të gatshëm të zhvillojnë potencialet e sektorit energjetik të Shqipërisë.”

Ajo diskutoi gjithashtu me autoritetet shqiptare Kuadrin e ri të Partneritetit me Vendin, i cili do të përcaktojë asistencë më të madhe të Bankës Botërore gjatë pesë viteve të ardhshme, që do të përfshijë programe që synojnë përshpejtimin e rritjes, krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e mirëqenies.

Gjatë vizitës 3-ditore, Tuck u takua me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Ministrin e Financave Shkelqim Cani dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me partnerë të zhvillimit, dhe me përfaqësues të sektorit privat. Ajo mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të dy huave për zhvillimin e politikave, të miratuara rishtazi në shumën totale prej 220 milionë dollarësh që  mbështesin përmirësimin e administrimit të financave publike dhe stabilitetin e sektorit financiar.

Zëvendës Presidentja Tuck vizitoi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Tiranë, një zyrë të Asistencës Sociale në Kombinat, ‘zonën e nxehtë” mjedisore të pastruar të Porto Romanos, dhe Impiantin e Pastrimit të Ujërave të Ndotura në Durrës. Ajo pa nga afër se si këto investime, të mbështetura nga Banka Botërore dhe nga partnerë të tjerë të zhvillimit, po ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët.



Kontaktet e mediave
Në Tirana
Ana Gjokutaj
tel : +355-42 284125
agjokutaj@worldbank.org
Në Uashington
Kristyn Kristyn Schrader-King
tel : +1 (202) 473-9277
kschrader@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/545/ECA

Api
Api

Welcome