NJOFTIME PËR SHTYP

Shqipëria është e mirëpërfaqësuar në Bordin e Drejtorëve Ekzekutive të Bankës Botërore

23 tetor 2013



Image









TIRANë, 22 tetor 2013 – Piero Cipollone, Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore (GBB) vizitoi Shqipërinë gjatë datave 21-22 tetor 2013. Në rolin e tij si Drejtor Ekzekutiv, ai përfaqëson interesat e Shqipërisë si  anëtare e Bordit të Bankës Botërore. Qëllimi i visitës së tij ishte të takohej me autoritetet e larta dhe të siguronte ata për bashkëpunimin në të ardhmen si dhe mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të përmbushur sfidat afatshkutra dhe afatmesme. Ai gjithashtu, kërkoi të dëgjonte pikëpamjet e Shqipërisë për strategjinë e re të Bankës Botërore, në një kohë kur Banka po përjeton një ristrukturim organizativ që të zbatojë më mirë qëllimet dhe strategjinë e saj.

Vizita e z. Cipollone pason diskutimet me delegacionin shqiptar gjatë Mbledhjeve vjetore të GBB dhe FMN ku Bordi i Guvernatorëve aprovoi me unanimitet Strategjinë e Grupit të Bankës Botërore që fokusohet në dy drejtime: dhënien fund të varfërisë deri në fund të 2030 dhe krijimin e mirëqënies së përbashkët për 40% e fundëm të popullsisë në vendet në zhvillim.

Kjo përcakton një axhendë shumë ambicioze për Grupin e Bankës Botërore që synon ta transformojë atë në një institucion më eficient që t’u përgjigjet kërkesave të klientëve, duke ofruar kështu shërbimin më të mirë në fushën e zhvillimit. Në këtë mënyrë Banka Botërore do t’i mbështesë më mirë klentët e vet në betejën e tyre për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për një barazi më të madhe” tha z. Cipollone, Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore  në një konferencë për shtyp mbajtur në fund të vizitës së tij.

Gjatë kësaj vizite, z. Cipollone u takua me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Ministrin e Financave Shkëlqim Cani, kreun e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha, si dhe përfaqësues të biznesit vendas dhe të huaj, akademikë, donatorë dhe medias.

Në takimin me Kryeministrin Rama, z. Cipollone shprehu mbështetjen e tij të fortë për angazhimin e qeverisë për të adresuar çështje jetike për stabilitetin makroekonomik dhe zhvillimin e qendrueshëm të Shqipërisë si forcimi i menaxhimit të financave publike, rritja e përgjegjshmërise së qeverisë, sigurimi i stabilitetit të sektorit financiar, nxitja e sektorit privat dhe sidomos identifikimi i burimeve të reja të rritjes dhe krijimi i nje mjedisi nxitës për investime dhe vende pune.  

Ai shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin dinamik midis ekipit qeverisës dhe Bankës Botërore për përgatitjen në kohë dhe zbatimin e programeve që mbështesin reformat e nevojshme për arritjen e objektivave ambiciozë.

Z. Cipollone shkëmbeu pikëpamje mbi këto çështje edhe me përfaqësues të biznesit vendas dhe të huaj, akademikë dhe opozitën. Ai nënvizoi nevojën për dialog dhe konsultime sa më të gjera mbi alternativat më të mira për të ardhmen e vendit. Gjatë vizitës së tij z. Cipollone u shoqërua nga znj. Ellen Goldstein, Drejtore për Evropën Juglindore në Rajonin e Evropës dhe Azisisë Qendrore.

Kontaktet e mediave
Në Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : +355 22 80 655
agjokutaj@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
PR/ECA/AL

Api
Api

Welcome