HISTORIA E PËRZGJEDHUR

Punojmë së bashku për të përparuar në axhendën e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE

2012-10-06


Image

TIRANË, 5 tetor 2012— Me rastin e 20 vjetorit të aktivitetit të Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri, Zyra e Bankës në Tiranë organizoi një konferencë për të festuar historinë e gjatë të partneritetit me vendin. Në conference u risoll kontributi i shumëfishtë i Bankës Botërore për progresin ekonomik, njerëzor dhe institucional të vendit. Të pranishëm ishin Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit, përfitues të projekteve, përfaqësues të sektorit privat, shoqërisë civile, medias, partnereve për zhvillim etj.

Shqipëria u bë anëtare e Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri në vitin 1992 dhe Banka Botërore ka qenë një nga burimet kryesore të mbështetjes së zhvillimit, gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit. Që prej fillimit, Banka ka financuar 71 projekte me një shumë totale prej 1,2 miliardë dollarësh. Ajo ka ndihmuar Shqipërinë teknikisht, financiarisht dhe përmes këshillimit për reformat në pothuaj cdo aspekt të nevojave të saj të zhvillimit.

Pjesëmarrësit në konferencë theksuan se sukseset e përbashkëta janë të shumta dhe se politikat e ndjekura kanë qenë shumë të rëndësishme për transformimin e suksesshëm të vendit qoftë në zhvillimin e sektorit financiar, klimës së biznesit dhe menaxhimit ekonomik. Pjesëmarrësit në këtë konferencë vunë në dukje bashkëpunimin konstruktiv të Bankës Botërore me qeveritë e njëpasnjëshme, të gjithë aktorët e interesit dhe partnered për zhvillim, si dhe ndikimin e projekteve të financuara për rritjen e qëndrueshme në rrugën drejt integrimit në BE.

Të ftuar të paneleve të ndryshme të konferencës vlerësuan projektet kryesore të Bankës Botërore, të cilët kanë pasur një ndikim të madh zhvillimor edhe në jetët e njerëzve në fshatra dhe qytete, studentëve në shkolla, grupeve të cënueshme, fermerëve, sektorit privat etj. Nga këndveshtrimi i investimeve, janë arritur rezultate të shumta të dukshme. Banka Botërore ka ndihmuar në riparimin, ndërtimin apo mirëmbajtjen e 1,700 km të rrugëve kombëtare dhe rurale; ka rehabilituar dhe përmirësuar 270,000 ha të sistemit të ujitjes dhe kullimit (të cilat përbëjnë 2/3 e tokës së ujitur në Shqipëri); ka rritur produktivitetin dhe të ardhurat duke përmirësuar menaxhimin e burimeve natyrore në rreth 251 komuna në zonat malore me prirje për erozion; ka ndërtuar apo rikonstruktuar më shumë se 300 shkolla në zonat e prioritetit dhe ka pajisur mbi 2000 shkolla fillore dhe të mesme me kompjutera.


" Gjerësisht e referuar në raportet e Bankës Botërore si “një histori sukesi e zhvillimit’ dhe “një nga vendet me rritjen më të shpejtë në Evropë”, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i një partneriteti efektiv dhe frutshëm mes një vendi dhe institucionit tonë.  "

Philippe H. Le Houerou

Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore

Gjerësisht e referuar në raportet e Bankës Botërore si “një histori sukesi e zhvillimit’ dhe “një nga vendet me rritjen më të shpejtë në Evropë”, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i një partneriteti efektiv dhe frutshëm mes një vendi dhe institucionit tonë, tha Philippe H. Le Houerou, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, në përshëndetjen e tij dërguar për këtë rast. “Si në çdo partneritet, të dyja palët kanë mësuar, kanë ndryshuar dhe u janë përshtatur realiteteve të reja.”

Në fjalën e saj, Jane Armitage, Drejtoresha Rajonale për Shqipërinë dhe Koordinatorja për Evropën Juglindore, tha se “ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme partneriteti me Shqipërinë në punën tonë në sferën teknike, financiare dhe përmes këshillimit për politikat, si dhe në shumë aspekte të nevojave për zhvillim. Mbështetja jonë për Shqipërinë mbështetet mbi eksperiencën e gjatë botërore të Bankës në punën me vendet në zhvillim.”

Gjatë 20 viteve të fundit, Shqipëria dhe Banka Botëore kanë zgjeruar partneritetin dypalësh apo shumëpalësh, me institucione të tjera zhvillimi dhe aktorë të tjerë joqeveritarë si një çelës për të qënë në krah të ideve dhe eksperiencave të reja, duke besuar se procesi i integrimit në BE është nxitësi më i mirë progresit të vazhdueshëm ekonomik dhe social të vendit.

 “Pas 20 vjetësh plot arritje dhe mësime, ne jemi më të përgatitur për të punuar së bashku për fazën tjetër të zhvillimit të Shqipërisë dhe axhendën e integrimit në BE,” tha Kseniya Lvovksy, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, - pres të festoj edhe shume suksese të tjera të vendit në të ardhshmen.”

Një konkurs fotografie u organizua me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 20 vjetorit të partneritetit të saj me Bankën Botërore. Gjatë konferencës u shpallën edhe fituesit e konkursit të fotografisë për të rinj.



Api
Api