Ngjarje
Image
Banka Botërore dhe Programi Austriak për Partneritetin Urban, mbështesin dialogun kombëtar mbi reformat territoriale në Shqipëri
4 nëntor 2015Tirana, Albania


Banka Botërore në bashkëpunim me Co-PLAN, Institutin për Zhvillimin e Habitatit dhe Partnerët Shqipëri, organizuan në Tiranë në 4 nëntor 2015, një aktivitet një ditor me temë “Dialogu Kombëtar në Shqipëri – Forcimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore në Europën Juglindore” në kuadrin e “Programit për Partneritetin Urban” Bankë Botërore – Austri.

Ky dialog u vlerësuar si i mbajtur në kohën e duhur për të diskutuar sfidat administrative dhe fiskale për të çuar përpara zbatimin e duhur të reformës territoriale të qeverisë, strategjinë për decentralizimin dhe çështjet ndërsektoriale.

Një përfaqësim i gjerë prej më shumë se 150 pjesëmarrës nga qeveria qendrore dhe lokale dhe nga shoqërisë civile, ka ndihmuar zgjerimin e dialogut për të mbështetur qeveritë lokale në  procesin e tyre të inventarizimit dhe konsolidimit.

Aktiviteti u hap nga drejtori ekzekutiv i Co-PLAN-it, z. Dritan Shutina, i cili paraqiti objektivat e aktivitetit, si dhe Programin për Partneritetin Urban.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Tahseen Sayed iu drejtua pjesëmarrësve duke u fokusuar në programet dhe iniciativat e Bankës Botërore për të mbështetur rritjen ekonomike dhe zhvilllimin në vend.

“Ky angazhim është një pjesë e rëndësishme e Kuadrit pesëvjeçar të sapomiratur të Partneritetit për Vendin, që njeh rolin kyç të qeverive lokale në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të ofrimit të shërbimeve, i cili është gjithëpërfshirës dhe i barabartë,” tha   znj. Tahseen Sayed.

"Refomat territoriale të ndërmarra nga qeveria e Shqipërisë janë në kohën e duhur dhe ofrojnë një mundësi për të mbështetur axhendën e decentralizimit fiskal dhe territorial, duke u fokusuar në financimin vendor/lokal dhe reformat shoqëruese të qeverisjes lokale. Në mbështetje të këtij procesi, Banka Botërore ka filluar një Rishikim të Qeverisjes dhe Financave Vendore, e cila synon të ofrojë analizën e cila do të mbështese angazhimin tone të ardhshëm në nivel lokal. Vlerësimi ynë do të përfitojë nga puna e madhë e bërë tashmë nga Qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë ofruar mbështetje teknike dhe këshillimore mbi reformat territorial. Ne i konsiderojmë reformat e pushtetit vendor në Shqipëri, një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve dhe vendimeve sa më afër njerëzve.” 

Ministrja e Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni dhe këshilltari i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore z. Enea Hoti, e mirëpritën aktivitetin dhe shprehën vlerësimin e tyre për situatën pas reformës territoriale, veçanërisht mbi sfidat  e menaxhimit të territoreve të reja , konsolidimit dhe vënies në eficiencë të njësive të qeverisjes vendore.

Aktiviteti u organizua me tre tema kryesore, i ndjekur nga diskutime.

Paneli i pare u fokusuar në “Zhvillimet e fundit në decentralizimin fiskal dhe menaxhimin financiar lokal” dhe diskutimet në panel reflektuar sfidat e shumta me të cilat përballen administratat e reja pas zgjedhjeve lokale dhe vijimin e reformave, veçanërisht në procesin e vlerësimit të situatës nga pikëpamja territoriale, financare dhe ligjore.   Mekanizmi i vetë-vlerësimit do të ndihmojë këto bashki të reja të konsolidojnë bazat e të dhënave, analizojnë prirjet, vlerësojnë nevojat për investime dhe t’i  tregojnë ato nga aspekti hapësinor, për të lehtësuar përkthimin e tyre në projekt propozime konkrete e të zbatueshme.

Paneli i dytë u fokusua në “Menaxhimin e territoreve të reja dhe përfaqësimin: Sfidat dhe Instrumentet e Disponueshme” në mjedisin e ri pas Reformës Administrative Territoriale dhe Zgjedhjeve Lokale. U prezantuan mekanzimat që janë të dobishëm për procesin e vlerësimit për pushtetin vendor përsa i takon financave lokale dhe planifikimit dhe menaxhimit territorial.

Në panelin e tretë u diskutua mbi “Integritetin dhe antikorrupsionin sin jë sfidë e vazhdueshme në qeverisjen vendore”.  Diskutimet u zhvilluan mbi tema sesi qasja ndaj angazhimit qytetar, qëndrueshmërisë sociale dhe krijimit të integritetit ndihmojnë qeverisjen vendore në krijimin e mekanizmave të përgjegjshmërise sociale dhe integritetin në administraten vendore. Bashkitë e Kucovës dhe Lezhës ndanë praktika të suksesshme në zbatimin e iniciativave kundër korrupsionit.

Dialog kombëtar shënoi fillimin e fazës së dytë të Programit të Partneritetit Urban, i cili po zbatohet në Europënë Juglindore. Kjo fazë synon të forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore në vendet e rajonit dhe pajisë zyrtarët e zgjedhur më mjete praktike në procesin vendimmarrës në mënyrë që të menaxhojnë me efektivitet zhvillimin urban për një rritje inkluzive dhe të qëndrueshme.

Faza e parë e programit (2011-2014) u bazua në kërkesën e bashkive dhe shoqatave të bashkive duke u fokusuar në dimensioned kryesore të qeverisjes vendore, përfshirë financiat bashkiake, planifikimin urban, menaxhimin e tokës, qeversijen urbane, antikorrupsionin dhe përgjegjshmërinë sociale. 


Welcome