Një prokurim më i mirë publik sjell më shumë fonde për njerëzit, më shumë besim për bizneset

2015-10-01


World Bank Group

E pavarur qe vetëm shtatë vite, Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfidën e dyfishtë për përmirësim të administratës publike dhe ndaljen e korrupsionit në prokurim publik. Banka Botërore, së bashku me Bashkimin Evropian (BE), janë donatorët kryesorë që po i ndihmojnë vendit për ta reformuar prokurimin publik përmes programeve, siç është SIGMA.

Ky projekt, i financuar nga BE-ja, ka gjetur se prokurimi publik mbetet një fushë e rëndësishme sa i përket korrupsionit dhe i bënë thirrje Kosovës që të përmirësojë kornizën e saj ligjore si dhe kapacitetet monitoruese me qëllim që të sigurojë më shumë një konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje më të mitë të fondeve publike.

Zbatimi i këtyre reformave do t’i ndihmojë kanalizimit të procesit të tenderimit, i cili ende mbetet i komplikuar për shumë klientë, siç është Haziz Rysha.

Rysha posedon dhe udhëheqë një kompani për ndërtimin e rrugëve. Ai thotë se atij i duhet që të dorëzojë dy deri tri oferta për çdo ditë për të fituar kontrata të reja nga institucionet shtetërore. Ka ditë kur atij i duhet të udhëtojë deri në tri qytete të ndryshme për të dorëzuar grumbuj dokumentesh.

“Së pari, kjo merr shumë kohë, dhe, së dyti, përgatitja e tërë këtyre dokumenteve kushton. Një version elektronik i prokurimit do t’i ndihmonte shume kompanisë sime, e cila vazhdimisht dorëzon oferta për tender të ndryshëm. Një mundësi e tillë do të na kursente kohën dhe do të ishte më pak e kushtueshme,” thotë Rysha.

“Dorëzimi I gjithë këtyre dokumenteve secilën herë që konkurrojmë tek investitori i njëjtë nuk ka kuptim,” shtoi ai.

Një projekt prej një milion Euro, i cili mbështetet pjesërisht nga Banka Botërore, mëton që ta ndryshojë këtë gjendje. Së shpejti, ofertat nga më shumë se 160 institucione shtetërore në Kosovë do të publikohen në mënyrë elektronike.


" Do të ketë më shumë transparencë – kursim të parave të buxhetit. Do të ketë më shumë oferta, më pak harxhime, dhe më pak kohë do të nevojitet për përfundimin e procedurave të prokurimit. "

Ilaz Duli

Anëtar I Bordit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

Image

Një projekt, i financuar nga Banka Botërore, është duke  ndihmuar për përmirësimin e gjendjes së prokurimit në Kosovë duke e zhvilluar një bazë të të dhënave për mallra, punë dhe shërbime


Ilaz Duli, njëri nga anëtarët e Komisionit të Rregullativ të Prokurimit Publik, thotë se qëllimi  projektit të ri për prokurim publik që t’iu ndihmojë atyre ta ndalin korrupsionin gjatë procedurave tenderuese.

“Do të ketë më shumë transparencë – do të kursehen paratë e buxhetit. Do të ketë më shumë oferta, më pak harxhime, dhe më pak kohë do të nevojitet për përfundimin e procedurave të prokurimit”, tha Duli.

“Në një mënyrë, do të ketë më shumë korrupsion sepse nuk do të ketë kontakt fizik në mes të ofertuesve dhe autoritetit kontraktues”.

Banka Botërore është, gjithashtu, duke iu ndihmuar autoriteteve në Kosovë që të përpilojnë një udhëzues për performancën e prokurimit publik. Ky udhëzues do të përmbajë një metodologji unike për mbledhje, analizim, dhe përpunim të të dhënave – do të krijojë një një metodologji uniformë për institucionet qendrore të prokurimi si dhe për të gjitha autoritetet kontraktuese në Kosovë.

Ekspertët e angazhuar për këtë projekt kanë punuar në fusha të ndryshme, përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës dhe Sportit, ku është implementuar një projekt për monitorimin e sistemit të prokurimit në Kosovë – kontrollimin e dokumenteve të prokurimit gjatë vitit të fundit dhe përgatitjen e një pyetësori për menaxherin e prokurimit në këtë Ministri.

“Qëllimi i projektit është të identifikojë pikat e dobëta brenda sistemit dhe pastaj t’i japë rekomandime Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për zbatimin e  masave për përmirësim të gjendjes. Kjo do të ndikojë se si do të harxhohen paratë e taksa paguesve,” thotë Sami Uka, një konsulent i Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik, i angazhuar përmes grantit nga Fundi për Zhvillim Institucional.

Lage Olofsson është kryesuesi i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, ku Banka Botërore ka ndihmuar në trajnim të stafit.

“Pa marrë parasysh se çfarë qasje ke gjatë një auditimi, natyrisht, gjithmonë do të gjendet një element në të cilin do të duhet të thellohesh, do të thosha ‘të mihësh nën tokë,’ për të nxjerrë mbeturinat nga thoi dhe gjesh fakte se si duket ai element në realitet”, thotë Oloffson.

Një projekt tjetër i financuar nga Banka Botërore është duke ndihmuar për përmirësimin e gjendjes së prokurimit në Kosovë, përmes zhvillimit të një baze të të dhënave të mallrave, punëve dhe shërbimeve.

Safet Hoxha, Kryetari I Komisionit Rregullativ për Prokurimi Publik, thotë se kjo bazë e të dhënave do të publikohet çdo tre muaj dhe do t’ua mundësoj institucioneve dhe kompanive private të vlerësojnë apo ofertojnë për projekte të cilat financohen nga buxheti i shtetit.

“Komisioni vlerësues do të ketë qasje në bazë të të dhënave ku mund t’i shohin kuotat për çmime. Ky projekt do të eliminojë mundësinë për shtrembërim të çmimit – ku disa mallra mbivlerësohen apo nënvlerësohen”, Hoxha tha.

Në tetorin e kaluar, Banka Botërore i mblodhi gjykatësit, prokurorët dhe ekspertë të tjerë ligjorë në një punëtori dy-ditëshe për të diskutuar praktikat më të mira të prokurimit publik dhe mënyrat për të ndalur shkeljet që ndodhin gjatë procesit të prokurimit publik, si dhe si të zhvillohen metoda më të mira për detektimin e këtyre shkeljeve.

Gjithashtu, edhe stafi i Agjencisë Kundër Korrupsionit është duke u trajnuar për prokurim publik nga ekspertë të angazhuar gjatë projektit. Shefi i agjencisë, Hasan preteni, thotë se ata ia kanë dalë që të ndalin 27 tenderë me parregullsi apo me elemente të identifikuar të korrupsionit. Sipas Pretenit, kjo agjenci i ka shpëtuar 30 milion Euro të parave të taksa paguesve.

“Prokurimi është fusha ku zhvillohet më së shumti korrupsioni”, thotë Preteni

Jan-Peter Olters, Udhëheqësi i Bankës Botërore për Kosovë, thotë se për shkak të gjendjes fiskale dhe kërkesave të pafundme nga buxheti, është thelbësore që reformat të drejtohen kah ngritja e vlerës së çdo Euroje të shpenzuar të buxhetit.

“Prokurimi është parë gjerësisht si njëra nga hallkat më të dobëta në këtë aspekt. Modernizimi dhe centralizimi i prokurimit, transparenca e rritur dhe harmonizimi me praktikave të BE-së për prokurim e bëjnë prokurimin më pak të kushtueshëm, e rrisin besimin në mesin e bizneseve si dhe përfitimin e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, Olters thotë.





PROJECT MAP