Deri vonë, përcaktimi se kush është pronar i cilës pronë ishte shumë i vështirë në Kosovë.
Me dhjetëra mijëra prona mbetën të dëmtuara, të shkatërruara ose të braktisura nga konflikti i vitit 1999, dhe shpesh transaksionet mbi pronat nuk regjistroheshin sepse organet gjegjëse në qeveri ishin të dobëta.
Kjo më në fund po ndryshon me Projektin e Kadastrit të Patundshmërive dhe të Regjistrimit, i cili synon ngritjen e sigurisë së pronësisë dhe zhvillimin e tregut të tokave dhe pronave në vend.
"Ky projekt ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe për pronësinë e pasurive si dhe për qytetarët, ngase pronësia tani po regjistrohet dhe e drejta mbi pronën po garantohet", thotë KSHE i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha.