Më shumë siguri, më pak shpenzime në sektorin publik

2014-08-20


World Bank Group

Sistemi kombëtar për të dhëna i Kosovës tani është më efikas, i besueshëm dhe i sigurt, falë qendrës së re të të dhënave, e cila bashkon teknologjinë informative dhe të komunikimit të qeverisë në një server të konsoliduar e të mbrojtur. 

Kjo qendër e të dhënave është pjesë e projektit për modernizim që mbështetet nga Banka Botërore.

"Kemi instaluar një infrastrukture të re të rrjetit, e cila garanton punë 100% pa ndërprerje të sistemit, si dhe kemi bërë rritjen e konsiderueshme të mundësisë për ruajtje", thotë Driton Hysenaj, menaxher i projektit në qendrën e re të të dhënave.

Në të kaluarën, ministritë e ndryshme në qeverinë e Kosovës kanë përdorur vende të ndara për ruajtjen e të dhënave, çka nuk ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kishte rrezik të madh të humbjes së të dhënave, të dështimit të sistemit ose të ndërprerjes së shërbimeve.


" Kemi instaluar një infrastrukture të re të rrjetit, e cila garanton punë 100% pa ndërprerje të sistemit. "
Driton Hysenaj

Driton Hysenaj

menaxher i projektit në qendrën e re të të dhënave


Qendra e re e të dhënave sot konsolidon pjesën më të madhe të të dhënave publike të vendit në një server kombëtar, i cili mbahet në Ministrinë e Administratës Publike të Kosovës në kryeqytetin Prishtinë.

Objekti mbrohet nga një sistem ftohje me efikasitet të energjisë, nga sistemi i gjeneratës së fundit për zjarrfikje dhe një stacion për furnizim me rrymë të pandërprerë.

"Kapaciteti i rritur i qendrës së të dhënave shton cilësinë e shërbimeve tona dhe sigurinë e të dhënave që marrin qytetarët", thotë Kujtim Gashi, Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit pranë Ministrisë së Administratës Publike.

Si rezultat i kësaj qendre të re të të dhënave, ai thotë se është përmirësuar ofrimi i shërbimeve përmes internetit nga ana e ministrive, si edhe sistemi i pagesave të qeverisë dhe ueb faqja e saj e prokurimit.


Image

Qendra Kombëtare e të Dhënave ka filluar të operojë në Kosovë në shkurt të vitit 2014, duke e bërë të mundur që institucionet e vendit të kenë aftësi për të ruajtur shënimet në mënyrë të sigurtë dhe për t’i rimëkëmbur ato. 

Banka Botërore

Dhe, shpenzimet shtetërore pritet të bien deri në 40 përqind.

"Ndoshta ky është përfitimi kryesor dhe më i rëndësishmi; ndërtimi i kësaj qendre të të dhënave është shumë i nevojshëm për uljen e buxheteve për institucionet tjera.  Kapaciteti i kësaj baze të të dhënave i plotëson nevojat e institucioneve kosovare dhe redukton në masë të madhe dublikimin e investimeve dhe shpenzimeve," thotë Gashi.

Në kuadër të komponentës për trajnim në projektin e modernizimit, personeli teknik përgjegjës për mbajtjen në funksion të të dhënave dhënka marrë mësime për metodat më të avancuara në sigurinë e TI-së. 

"Unë e kam përdorur një vegël që quhet Nessus, një program për skanim të dobësive në rrjet dhe e kam skanuar rrjetin tonë," thotë Mubekir Beqiri, njëri prej administratorëve të sistemit të dhënave, i cili kishte ndjekur trajnimin.

Bashkim Iballi ka punuar si shërbyes civil për një dekadë dhe, thotë se gjithmonë do t’i kujtojë ditët para qendrës së re të të dhënave, kur sistemi i vjetër dështonte për shkak të mbinxehjes dhe belave të tjera. 

Ai tregon se "shumica e zyrtarëve mbetnin pa asnjë mundësi komunikimi dhe nuk mund t'i lexonin emailat e tyre kur prishej sistemi," duke shtuar se sistemi i ri i të dhënave do ta parandalojë një incident të tillë në të ardhmen.


40
për qind pritet të jetë ulja e shpenzimeve të shtetit si rezultat i qendrës së re të shënimeve
Burim »


HARTA E PROJEKTIT