Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

Programi i granteve në Kosovë shtytje për bujqit

2014-08-13


World Bank Group

Nazmi Blakaj është kultivues i mollës në rajonin e Istogut në Kosovë.

Edhe pse jemi në fillim të sezonit, ai pohon se ai dhe familja e tij janë në gjendje më të mirë sesa viteve të kaluara, falë sistemit të ri të deponimit, të cilin ai e ka blerë përmes grantit nga qeveria.


" Kemi një sasi të madhe mollash të cilat do t'i deponojmë këtu. Deri më tani nuk e kemi pasur këtë sistem të deponimit, dhe është zgjidhje ideale. "

Nazmi Blakaj

fermer në rajonin e Istogut


Ky objekt me temperaturë të kontrolluar ofron mundësi më të mira për ruajtjen e pemëve të kopshtit dhe ua shton jetëgjatësinë në treg.

"Kemi një sasi të madhe mollash të cilat do t'i deponojmë këtu.  Deri më tani nuk e kemi pasur këtë (sistem të deponimit), dhe është zgjidhje ideale", thotë Nazmi Blakaj, kultivues i mollëve dhe dardhave në Istog.

Blakaj po përfiton nga Projekti për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, i cili mbështetet nga Banka Botërore.

Projekti promovon konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e hortikulturës dhe sektorit të blegtorisë në Kosovë, pjesërisht përmes granteve për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të personave të cilët merren me këtë veprimtari.  Ky projekt ka pranuar fonde edhe nga Qeveria e Danimarkës për forcimin e efektit të programit për grante.

Janë shtuar shitjet dhe janë ulur shpenzimet në fabrikën e jogurtit të Milazim Berishës në Miradi, ngase granti ia mundësoi atij blerjen e aparaturës së re për pasterizim dhe renovimi i rrjetit elektrik në fabrikë në mënyrë që të shpenzojë më pak karburante.


Image

Kompania për përpunim të qumështit Eurolona në fshatin Miradi afër Prishtinës ka blerë pajisje të reja për prodhim të jogurtit dhe ka zvogëluar shpenzimet e energjisë. Në këtë fotografi shihet Milazim Berisha, pronari i Eurolonës në fabrikën e tij për prodhim të jogurtit.    

Foto: Lundrim Aliu, Banka Botërore

"Në fabrikën tonë të qumështit është kritike që të kemi investime të reja për ta ngritur nivelin dhe për ta përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e ushqimit; mendoj se mbështetja që morëm ishte ndihmë shumë e madhe", thotë Berisha.

Edhe vëllezërit Zeqir e Ibush Lalinovci thonë se prodhimi i mishit dhe bulmetit në fermën e tyre në rajonin e Ferizajit është dyfishuar pasi fituan grantin për blerje pajisjesh dhe ndërtimin e hambarit të ri.

"Pas investimeve në ndërtimin e hambarit të ri, investuam paratë tona dhe blemë lopë," thotë Zeqir Lalinovci.

Përveç granteve, atyre në bujqësi dhe në sektorin e hortikulturës projekti iu sjell edhe trajnime me rëndësi.  Këto trajnime përfshijnë mësime në teknika të përmirësuara të punës, zhvillimin e biznesplaneve, dhe për mënyrën dhe vendin për aplikim për financim shtesë.


" Ne ndihmojmë t'i mësojmë ata si të përpilojnë propozime ashtu që ta kenë të mundur aplikimin për grante të cilat i siguron ministria e bujqësisë. "

Ejub Ismajli

shërbyes civil nga rajoni i Shtimes

Image

Përfituesit e granteve gjatë një vizite studimore në rajonin Emilia Romagna në Itali kanë vizituar edhe një kompani lokale për procesim të qumështit. 

Foto: Edlira Qefalija

Në kuadër të këtij projekti, Ejub Ismajli, shërbyes civil nga rajoni i Shtimes në Kosovë, u trajnua si t'i ndihmojë bujqit të vendosin më mirë se çfarë të mbjellin, si dhe kur e si të aplikojnë për mbështetje qeveritare dhe mbështetje të tjera financiare.

"Ne ndihmojmë t'i mësojmë ata si të përpilojnë propozime ashtu që ta kenë të mundur aplikimin për grante të cilat i siguron ministria e bujqësisë", thotë Ismajli.

Rreth 4000 individë pritet të përfitojnë nga zgjerimi i veprimtarisë dhe vendet e reja të punës të cilat projekti i bujqësisë po i hap në tërë vendin.

Rexhep Spahiu thotë se ka angazhuar punëtorë shtesë dhe i janë shtuar rendimentet duke iu falënderuar grantit nga projekti për pajisje të reja dhe për serrën e re.

"Ne kemi importuar fruta në të kaluarën, por së shpejti do të arrijmë që t'i plotësojmë të gjitha nevojat e tregut vendor", thotë Spahiu.

Ai sot prodhon më shumë dardha, molla e dredhëza, dhe jo vetëm për konsum vendor, por edhe për eksport jashtë vendit.

Image
4,000
individë pritet të përfitojnë nga zgjerimi i veprimtarisë dhe vendet e reja të punës të cilat projekti i bujqësisë po i hap në tërë vendin
Burim »


HARTA E PROJEKTIT