Fjalime dhe tekstet e fjalimeve

Fjala e Tahseen Sayed gjatë aktivitetit për fillimin e zbatimit të Projektit për Përmirësimin e Sektorit të Shëndetësisë

24 nëntor 2015


Tahseen Sayed Nisja e zbatimit të Projektit për Përmirësimin e Sektorit të Shëndetësisë Tirana, Shqipëria

Siç përgatitet për t’u mbajtur


Image

I dashur Ministër Beqaj, e dashur  Znj. Zëvendësministre Ekonomi,

Jam e lumtur që ndodhem këtu sot, për fillimin e Projektit të Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor Shqiptar. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të projektit për të mirën e Popullit Shqiptar dhe arritjes së rezultateve për të cilat ështe rënë dakord. Projekti pritet të mbështesë në mënyrë të konsiderueshme përmirësimin e aksesit, barazinë dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik, duke ndikuar në jetën e mbarë popullsisë. Ky projekt është pjesë e rëndësishme e Kuadrit  të  Partneritetit me Vendin të Grupit të Bankës Botërore dhe ne presim zbatimin me efikasitet tij me qëllim arritjen  e rezultateve te parashikuara për të mirën e qytetarëve.

Së pari, më lejoni të përgëzoj ministrin e Shëndetësisë, z. Beqaj, zëvendësministren, znj. Ekonomi dhe stafin për të gjithë punën e bërë,  për të sjellë projektin në këtë fazë dhe veçanërisht për plotësimin e kushteve të efektivitetit të projektit, brenda afatit kohor të  rënë dakord, duke punuar shumë edhe gjatë periudhës së verës. Urime edhe për identifikimin dhe ngritjen e "rrjetit" të personelit kryesor, përgjegjës për zbatimin e çdo komponenti/ aktivitet të  projektit Vlerësimi im i veçantë shkon për Ministrin e Shëndetësisë për udhëheqjen e tij gjatë përgatitjes së projektit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme gjatë fillimit të zbatimit të tij .

  • Me vjen mirë që shoh se puna tashmë ka filluar për një sërë çështjes së asistencës teknike, të cilat janë bazat për të vazhduar me aktivitetet kryesore të projektit, duke përfshirë:
  • Rishikimi i Planit për  Racionalizimin e Sistemit Spitalor - për t'u pasuar më vonë nga zbatimi i  planit në rajonet e përzgjedhura (e cila është një nga reformat kryesore që mbështet ky Projekt);
  • Vlerësimi i menaxhimit të QSUT (spitalit terciar) dhe përgatitja për kompaninë ndërkombëtare me qellim  mbështetjen e  drejtpërdrejtë të menaxhimit të përditshëm;
  • Projektimi i Qendrës Kombëtare të Informacionit Shëndetësor - e cila është hap bazë për themelimin e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Shëndetësisë;
  • Projektimi për përmirësimi i infrastrukturës së Spitalit Pediatrik, nën QSUT,
  • si edhe disa Asistenca Teknike të tjera të rëndësishme për: mbështetjen Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe krijimin e Llogarive Kombëtare të Shëndetit.

Unë do të doja të përfitoja nga ky rast për të theksuar nevojën për t’u mbështetur në fushat e rëndësishme të mbështetjes teknike të përmendura më lart dhe për të vazhduar me këtë ritëm zbatimin e projektit. Në mënyrë specifike, pas rishikimit të Planit për Racionalizimin e Sistemit Spitalor, procesi i zbatimit duhet të fillojë menjëherë në të tre rajonet e përzgjedhura, duke bërë të mundur përmirësimin e efikasitetit të spitaleve dhe cilësinë e kujdesit, si dhe forcimin e menaxhimit dhe qeverisjes. Reforma në këtë fushë kyçe do të mbështesë arritjen e objektivave të projektit.

Image

Ju  uroj një zbatim të suksesshëm të projektit!


Api
Api

Welcome