Fjalime dhe tekstet e fjalimeve

Jan-Peter Olters, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë: "Forumi: Risku në mjedisin financiar dhe kredit risku"

2014-09-25


Jan-Peter Olters, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë Shoqata e Bankave të Kosovës - Panairi Financiar 2014/Forumi: Risku në mjedisin financiar dhe kredit risku Pristina, Kosova

Siç përgatitet për t’u mbajtur

"Risku" është një term shumë-dimensional dhe shumë subjektiv që, në mënyrë efektive, pasqyron një "mungesë besimi". Në këtë aspekt, tregu financiar nuk ndryshon nga cilido sektor tjetër. Padyshim, proceset e vendimmarrjes lehtësohen nëse "komponenti i riskut" matet dhe përcillet gjatë gjithë kohës. E mira e tregjeve (funksionale) është se ato dërgojnë sinjale (të sakta) të çmimeve, të cilat paraqesin një grumbull perceptimesh të të gjithë pjesëmarrësve të tregut, si dhe veprimet pasuese.  

Në sektorin financiar, sinjal i tillë çmimi është norma e interesit. Edhe pse shifrat e raportuara janë mesataret mbi një gamë të gjerë të çmimeve individuale përkatëse, të raportuara zakonisht pa devijimin shoqërues standard, ato përmbajnë informacion të rëndësishëm. Për të marrë një shembull, kreditë e konsumit në Kosovë, për një periudhë një-vjeçare, ranë ​​me 100 pikë bazë në 11 për qind, në fund të tremujorit të dytë të 2014. Si të tilla, kreditë e konsumit janë rreth 1 ½ pikë përqindje më të larta se në Mal të Zi, i vetmi vend tjetër në Ballkanin Perëndimor që përdor euron si valutë ligjore të vetme, dhe 6 pikë përqindje më të  larta se sa janë në Gjermani, ekonominë referente në eurozonë. Dallime të ngjashme vlejnë edhe për koston e kredive për ndërmarrjet.


Image

Kjo diferencë e normës së interesit karshi ndonjë vendi referent - qoftë Gjermania  apo Mali i Zi -reflekton "premium risk" shtesë që perceptohet nga bankat dhe ngarkohet në kredi. Kjo në thelb përbën tri lloje të rrezikut të perceptuar shtesë, (i) klima e biznesit (kolateralet, zbatimi i kontratave, ose të drejtat e pronës).; (ii) ambienti biznesor (shkalla e lartë e informalitetit, mungesa e transparencës financiare, ose mungesa e planeve të qëndrueshme të biznesit); dhe (iii) shpatën e Demokleut, me të cilën përballen bankat e huaja në Kosovë, të shkrira nga selitë e tyre përkatëse në grupin e bankave me probleme në Evropën Lindore dhe të ballafaquara me strategjitë e korporatës për t’ju shmangur tregjeve  (të perceptuar) me rrezik të lartë. I ballafaquar me këtë grup të caktuar të kufizimeve, sektori bankar në Kosovë, në fakt, është përshtatur mirë me mjedisin ekzistues, duke u fokusuar në aktivitetet e mbetura të shëndosha, likuide, fitimprurëse, me bazë në depozita, dhe me portofole që përmbajnë risqe, por risqe të menaxhueshme.

Është e qartë se pse bankat në Kosovë kanë qenë konservative në vendimet e tyre të kreditimit; dhe kjo i ka shërbyer mirë sektorit dhe ekonomisë në vitet e fundit, sidomos nëse krahasohet me përvojat në vendet fqinje. Në të njëjtën kohë, janë rritur kërkesat nga publiku dhe shteti ndaj sektorit bankar, për të kontribuar (edhe) më shumë në zhvillimin e vendit. Për të qenë institucionet financiare në pozitë që ta mbështesin objektivën e zhvillimit "makroekonomik", duhet pasur në dispozicion edhe aspektet "mikroekonomike"  - që ngrit pyetjen kyçe, se a ka për bankat një shkallë optimale të marrjes përsipër të riskut.  

Kostot e pashmangshme të një sektori bankar që është shumë i gatshëm për të marrë rreziqe janë të kuptueshme dhe, duke pasur parasysh historinë e fundit financiare, të dokumentuara mirë. Në rastin e kundërt, kur bankat janë shumë rezistente ndaj risqeve, pasojat makroekonomike jane poashtu të qarta, me një rrezik të asfiksimit të inovacionit në ekonomi, si dhe potencialit të rritjes. "Rrethi vicioz" përkatës, duke filluar me (i) bizneset e dobëta dhe iniciativat (start-ups) e panjohura; (ii)  çon në hezitim të konsiderueshëm të bankave për të dhënë hua; (iii) që manifestohet me banka që kërkojnë kredi me (tepër?) maturim afatshkurtër, kolaterale të larta dhe norma të larta të interesit; (iv) e cila lë sektorin privat me norma të zvogëluara të kthimit mbi investimet e tij; (v) forcon brishtësinë e tyre financiare; dhe (vi / i)  i lë ata të  dobët dhe joatraktiv për sektorin bankar. Në këtë kontekst, bankat do të duhet të pyesin veten nëse shtrirja e maturimit të kredisë nuk do të zvogëlojë në mënyrë efektive riskun e parazgjedhur (default), meqenëse profilet e ripagimit të huave përafrohen më shumë me profilet e të ardhurave (të pritura) nga investimet dhe amortizimet.

Ka opsione të konsiderueshme për të vlerësuar shkallën, në të cilën ekspozimi i bankave ndaj riskut mund të reduktohet më tej, për të mundësuar kështu një zvogëlim të ndjeshëm në koston reale të kredive. Një gamë e tërë e ndryshimeve të mundshme të sjelljes të bankave mund të theksohen, të gjitha të mirëfillta nga perspektiva biznesore dhe të dëshiruara nga prizmi i politikëbërjes ekonomike, por më lejoni vetëm të përmend një: modernizimi i  vonuar i sektorit të sigurimeve mund të përshpejtohet, duke e lidhur atë në mënyrë eksplicite me kreditë hipotekare, duke ofruar kështu sigurimin e  huamarrësit ndaj paaftësimit, papunësisë dhe vdekjes. Kjo jo vetëm që do të mbrojë interesat e të dyja palëve kontraktuese, por edhe hap dyert për diversifikimin e produkteve të sigurimit.

Kërkesat ndaj sektorit bankar për norma të ulëta të interesit dhe kushte më të favorshme për sektorin privat nuk duhet assesi të vijnë në kurriz të rritjes së dobësisë dhe brishtësisë së sektorit financiar - kostot makroekonomike do të ishin tepër të larta dhe të dëmshme për objektivin e zhvillimit, që motivon të tilla kërkesa. Por një debat i kësaj natyre, në kuadër të Panairit Financiar, shtron pyetjen se a nuk do të ishte edhe në interes të sektorit financiar për të lëvizur nga, ose të shkojnë përtej, zonës aktuale të rehatisë. E vërteta për të gjithë pjesëmarrësit e tregut në sektorët financiarë dhe privatë është: mundësitë e parealizuara (nëse të zbatueshme) janë shumë të kushtueshme për vendin dhe mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve të saj.


Kontaktet e mediave
Në Prishtinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454
laliu1@worldbank.org

Api
Api