Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

Fjalime dhe tekstet e fjalimeve

Takim me Median: Pyetje & Përgjigje me Kseniya Lvovsky-n

2013-07-11



Ediol Halilaj, Klan TV: Cila është gjendja e financave publike? Mazhoranca e sapozgjedhur thotë që deficit buxhetor ka arritur në 60% – 80 %, ndërsa qeveria thotë që ekonomia është në një gjendje të shëndetshme. Cili është opionioni i Bankës Botërore për gjendjen aktuale të financave publike? Pyetja ime e dytë është mbi punësimin. Ç’mendoni për nivelin e papunësisë krahasuar me vendet e tjera të rajonit?

Kseniya Lvovsky: Siç e përmenda, gjendja ekonomike mbetet e vështirë. Ka qenë një vit i vështirë. Rritja ekonomike është ende e ngadaltë dhe recesioni në Eurozone vazhdon. FMN-ja sapo e ka ulur parashkimin e saj ekonomik global. Në një situatë të tillë, për disa vite rrjesht qeverisë i është dashur të bëjë rishikimin e buxhetit në mes të vitit fiskal sepse hapësira fiskale e parashikuar fillimisht ishte reduktuar shumë deri në mes të vitit. Ky vit, nuk është shumë i ndryshëm nga ata paraardhës. Ka të ngjarë që të ketë nevojë për një rishikim në mes të vitit fiskal.  Gjendja aktuale gjithashtu kërkon, sikurse e thashë më parë, që të shkohet përpara është e rëndësishme të forcohet buxheti, të vendosej rregulli fiskal dhe të ngrihej një këshill i pavarur fiskal, i cili do të ndihmonte të menaxhoheshin situata të tilla në një mënyrë tjetër nga ajo e kufizimeve të menjëhershme të shpenzimeve në mes të vitit.     

Të dhënat tona tregojnë se papunësia në Shqipëri ka mbetur në të njëjtin nivel. Është nivel i lartë, por jo aq i lartë sa në Maqedoni apo ne vende të tjera të rajonit. Por cili është niveli i punësimit nën potencial? Me punësim nën potencial kuptojmë kur njerëzit raportojnë që janë të punësuar, por nuk kanë një punësim me kohë të plotë dhe të ardhurat prej tij nuk janë të mjaftueshme për jetesën e familjes. Ne do të bëjmë më shumë punë në Shqipëri për këtë gjatë vitit të ardhshëm. Gjatë viteve të shkuara ne jemi fokusuar më shumë në vendet që kanë pasur nivele shqetësuese të papunësisë, si Maqedonia apo disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Valbona Mezini, TVSH: Doja t’iu pyesja mbi qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë. Dje Kryeministri tha se Shqipëria ka ekonominë më të mirë në rajon. Rritja ekonomike, sipas të dhënave të Komisionit Evropian për muajt e parë të vitit është 1.7%, e cila është 4 herë më e lartë se e njëjta përiudhë e vitit të shkuar. Niveli i papunësisë është 12.8% , është nga më të mirët në rajon. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian ka një përmirësim të deficitit tregtar. Çfarë mendon Banka Botërore për qëndrueshmërinë e ekonomisë së Shqipërisë? A do ta ndikohet ajo nga zgjedhjet parlamentare?

Kseniya Lvovsky: Ne së fundmi kemi publikuar reportin ekonomik rajonal, në të cilin kemi diskutuar çështje të ngjashme. Fushata zgjedhore ka përfunduar dhe realiteti është se Eurozona është në recension dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë ndikuar nga kjo. Nëse ju krahasoni një grup indikatorësh do të vini re se Shqipëria është në të njëjtin nivel me vendet e tjera. A është nivel shumë i mirë? Jo, sepse e gjithë Evropa nuk është mirë. Shqipëria nuk është më keq se vendet e tjera sepse ia doli të mos kishte rritje ekonomike negative në 2009 dhe 2012, kur shumë vende të tjera patën rritje ekonomike negative. Është vërtetë e rëndësishme të vazhdohen ato reforma që e ndihmuan Shqipërinë të jetë relavisht  e shëndetshme

Dorian Karaj, Channel One TV: Do të doja t’ju pyesja për borxhin publik. A do të jetë ai një faktor përcaktues për qeverinë e re në lidhje me mbajtjen e premtimeve të saj??

Kseniya Lvovsky: Këtë do të jetë qeveria e re që do ta vendosë. Sipas mendimin tonë asnjë qeveri e re nuk mund të lejojë për shembull të reduktojë taksat, për sa kohë ata nuk janë të përgatitur të bëjnë shkurtime drastike në shpenzimet publike. Për cilëndo qeveri të re do të jetë shumë e rëndësishme të përmirësohet eficienca në performancën e administrimit të taksave dhe parashikueshmëria dhe qëndrueshmëri e regjimit të taksave. Sigurisht që niveli i borxhit publik në Shqipëri do të jetë një kufizim dhe prandaj është e rëndësishme dhe urgjente për Shqipërinë të fokusohet në reformat strukturore, të cilat do të çlirojnë rritjen ekonomike afatmesme dhe afatgjatë dhe do të gjenerojnë kursime afatmesme.   

Vizion Plus TV channel: Gjatë këtyre tri viteve të qëndrimit tuaj këtu, cili është projekti më i rëndësishëm i financuar nga Banka Botërore në Shqipëri? Duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar të buxhetit dhe borxhin publik a është e gatshme Banka Botërore të ofrojë asistencë për Shqipërinë nëse qeveria e re e kërkon këtë?

Kseniya Lvovsky: Është e vështirë të zgjedhësh një projekt si më i rëndësishmi. Një nga projektet tona më të mira, i cili sapo u mbyll ishte projekti i rrugëve lokalë dhe dytësore. Ai është një projekt i shkëlqyer sepse mobilizoi dhe mblodhi mbi një gjysmë miliard dollarësh nga financimet e partnerëve të tjerë për zhvillim dhe nga qeveria. Ai gjithashtu ndihmoi të ngrihen institucione për ta zbatuar këtë program. Të punojë në partneritet me partnerë të tjerë për zhvillim, të ngrejë institucione të vendit dhe të mbështesë programe afatgjata, të cilat sjellin ndryshim real për njerëzit, këto janë disa nga karakteristikat e një projekti të mirë dhe ne do të përpiqemi ta përsërisim këtë përvojë pozitive në programin tonë të ardhshëm.

Përsa i takon mbështetjes buxhetore, në jemi shumë të gatshëm të ofrojmë mbështetje buxhetore për qeverinë e re. Ne tashmë po dëgjojmë se qeveria e re ka vullnetin për të ecur përpara me një program reformash për të mbështetur rritjen ekonomike, qeverisjen dhe konkurrueshmërinë. Është e rëndësishme që qeveria e re të angazhohet për një program të besueshëm të konsolidimit fiskal, i cili nuk e dëmton rritjen ekonomike, por ai duhet të jetë i besueshëm dhe i verifikueshëm. Saktësisht, çfarë ata kanë kërkuar nga qeveria në ikje kur ishin vetë në opozitë. Tani është radha e tyrë.

Ersuin Shehu. Scan TV: Javën tjetër do të vijë një mision i FMN-së. A është Banka Botërore pjesë e këtij misioni? A keni ndonjë informacion për axhendën e këtij misioni?

Kseniya Lvovsky: Po. Jam ne dijeni dhe do të jetë një mission i përbashkët. Disa kolegë nga Banka Botërore do t’i bashkohen këtij misioni. Misioni do të fokusohet përgjithësisht në punën me Bankën e Shqipërisë për përgatitjen e përditësimit të Vlerësimit të Stabilitetit Financiar.

Dritan Spahiu, Energjia.al: Banka Botërore ishte garantuesja e privatizimit të OSSH-së. Tani që OSSH është nën menaxhimin e shtetit, a do të rekomandojë Banka Botërore një privatizim të ri apo do të lihet në menaxhim shtetëror?

Kseniya Lvovsky: Ne kemi punuar me qeverinë dhe do të vazhdojmë të inkurajojmë atë të arrijë një zgjidhje me negocim me CEZ-in. Sektori  i shpërndarjes është nën menaxhim shtetëror, por nuk është zgjidhur ende pronësia. Është e rëndësishme të përmirësohet përformanca e sektorit të shpërndarjes përmes investimeve, menaxhimit dhe mënyrave të tjera. Është qeveria ajo që do të vendosë kur do ta riprivatizojëa atë. 



Api
Api