NJOFTIME PËR SHTYP 2019-10-08

Bie papunësia, por ngadalësohet rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Washington, 8 tetor 2019 — Aktiviteti ekonomik në Ballkanin Perëndimor po ngadalësohet pasi investimet dhe eksportet kanë vijuar të zbehen në të gjashtë vendet e rajonit. Sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Pasiguri në Rritje, ritmi i rritjes ekonomike në vitin 2019 vlerësohet të ngadalësohet në 3.2%, nga 3.9% që ishte në 2018. Ndërsa ritmet e rritje në Maqedoninë e Veriut u përshpejtuan në 2019 pas një ngadalësimi të ndjeshëm, dhe rritjes së fortë me 4 përqind në Kosovë – të gjitha vendet e tjera të rajonit po përjetojnë ngadalësim të rritjes ekonomike krahasuar me një vit më parë. Ndonëse ekonomia rajonale pritet të ketë normë pozitive të rritjes gjatë periudhës 2020-2021, ajo do të jetë disi më e ulët se norma e rritjes së vitit 2018, që ishte më e larta në 10 vitet e fundit.

Ritmet e rritjes ekonomike 2017-21, në përqindje     
 2017 20182019e2020f2021f
Shqipëria3.84.12.93.43.6
Bosnja dhe Hercegovina3.23.63.13.43.9
Kosovа4.23.84.04.24.1
Maqedonia e Veriut0.22.73.13.23.3
Mali i Zi4.74.93.02.82.7
Serbia2.04.23.33.94.0
Ballkani Perëndimor2.63.93.23.63.8
BE282.52.01.41.31.4
Burimi: Vlerësime të Bankës Botërore      
       

 

 

“Vijueshmëria e rritjes ekonomike në rajon po ndihmon krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së femrave në forcën e punës dhe po ndihmon frenimin e emigracionit,” shprehet Linda Van Gelder, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Sidoqoftë, grumbullimi i reve mbi ekonomitë e rajonit evidenton nevojën për rritjen nga politikëbërësit të konkurrueshmërisë së ekonomive, efiçencës dhe efikasitetit të shpenzimeve publike si dhe adresimin prej tyre të disbalancave fiskale në rritje, në mënyrë që të mbështeten në këto suksese dhe të nxisin rritjen e qëndrueshme ekonomike.”

Pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike, papunësia ka vijuar të ulet – duke shënuar vlerat më të ulëta historike.  Deri në qershor 2019, në rajon ishin krijuar 150,000 vende pune më shumë se një vit më parë. Kjo ecuri përfshin gjithashtu krijmin e 43,000 vendeve të punës për të rinjtë, ku rreth gjysma e tyre u krijuan vetëm në Shqipëri. Pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve ekonomike pozitive, rezulton se vetëm 44% e popullsisë në moshë pune ka aktualisht një punë. Pasiviteti në tregun e punës vijon të mbetet i lartë në nivelin 48%  dhe zgjerimi i pabarazive ndërrajonale në rezultatet e tregut të punës është shqetësues. Pasiviteti në tregun e punës ka pësuar rritje gjatë vitit 2019 si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje-Hercegovinë, çka tregon se numri i njerëzve që kanë lënë punën është më i lartë se i atyre që kanë gjetur punë.

Bazuar në evidentimin e rritjes së pasigurive për ekonomitë e rajonit, raporti bën thirrje për një përmirësim të shpejtë të shpenzimeve publike dhe konkurrueshmërisë së ekonomive. Forcimi i kontrollit të shpenzimeve publike për paga, reduktimi i shpenzimeve tatimore dhe përmirësimi i programeve të përkrahjes sociale mund të çojnë në rritje të investimeve publike, më shumë barazi  dhe krijimin e amortizuesve fiskalë për zbutjen e rreziqeve në rritje në rajon.

Raporti i plotë mund të gjendet në http://www.worldbank.org/eca/wbrer


DEKLARATA PËR SHTYP NR: 2020/ECA/18

Kontakt

Washington
John Mackedon
jmackedon@worldbank.org
Tiranë
Ana Gjokutaj
agjokutaj@worldbank.org
Api
Api