Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

NJOFTIME PËR SHTYP

Rritja vazhdon, papunësia mbetet e lartë në Kosovë

2016-09-27


PRISHTINË 27 shtator – Rritja në Kosovë është parashikuar të jetë 3.6 për qind në vitin 2016, pak më e ulët se 3.9 për qind sa ishte në vitin 2015, dhe parashikohet të arrijë në 3.7 për qind në vitin 2018, sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore (SEERER), të prezantuar sot në Bruksel.

Masat rregulluese fiskale, të tilla si reformat e tatimeve dhe lufta kundër informalitetit, kanë vazhduar të rrisin performancën e të hyrave në gjysmën e parë të vitit 2016. Mirëpo, numri i madh i paparashikuar i përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës ka shtuar presionet fiskale dhe ka shtyrë deficitin në rreth 2.5 për qind të PBB-së. Investimet e Huaja Direkte kanë rënë për 36 për qind në gjysmën e parë të vitit 2016. Pjesa më e madhe e Investimeve të Huaja Direkte gjatë këtij viti kanë vazhduar të tërhiqen nga patundshmëritë, qiradhënia, dhe aktivitetet e biznesit, të pasuara nga sektori financiar. Sektori financiar ka performancë të mirë, me fitime të larta, kreditë e këqija janë të ulëta, dhe normat e ulura të interesit po e nxisin kreditimin.

Perspektiva mbetet pozitive. Rritja ekonomike në Kosovë mbështetet nga kërkesa e brendshme, mirëpo duhet të bëhet më shumë që gradualisht të arrihet produktivitet më i lartë i brendshëm dhe aftësi më e madhe konkurruese në tregun e jashtëm, nëse Kosova dëshiron të mbyll hendekun e të ardhurave me Evropën në një periudhë afatmesme.

Në nivelin rajonal, rritja ekonomike pritet të arrijë në 2.7 për qind në vitin 2016, nga 2.2 për qind sa ishte në vitin 2015. Përshpejtimi i moderuar i rritjes është parashikuar të vazhdojë edhe gjatë viteve 2017 dhe 2018.

Mbështetës i  përshpejtimit të rritjes ishte Serbia, ekonomia më e madhe në rajon”, tha Barbara Cunha, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit. Serbia lëvizi nga rritja 0.7 për qind në vitin e kaluar si pasojë e përmbytjeve të vitit 2014 në rritjen e pritshme prej 2.5 për qind këtë vit”.

 

2015

2016f

2017f

2018f

Rritja reale e PBB (për qind)

       

Shqipëri

2.8

3.2

3.5

3.5

Bosnje dhe Hercegovinë

3.0

2.8

3.2

3.7

Kosovë

3.9

3.6

3.9

3.7

Maqedoni, IRJ

3.7

2.0

3.3

3.7

Mali i Zi

3.2

3.2

3.6

3.0

Serbi

0.7

2.5

2.8

3.5

SEE6

2.2

2.7

3.2

3.6

Ekonomitë e tjera në rajon pritet të mbajnë rritjen në mes 2.8 dhe 3.6 për qind në vitin 2016, me përjashtim të një ngadalësimi në IRJ të Maqedonisë. Në shumë vende, rritja është përkthyer në vende pune. Punësimi u rrit me 4.7 për qind në Serbi dhe 6.7 për qind në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit 2016.

Rritja e fuqishme ka filluar të ketë ndikim pozitiv në varfërinë dhe papunësinë në rajon”, ka vënë në dukje Ellen Goldstein, drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Evropën Juglindore. Ndërsa niveli i papunësisë mbetet i lartë, rreth 25 për qind mesatarisht, shkalla e papunësisë ka rënë në pesë nga gjashtë vendet e Evropës Juglindore këtë vit”.

Rrethanat globale ekonomike nuk e favorizojnë zgjerimin, por për ekonomitë e vogla si ato në Evropën Juglindore reformat e brendshme mund të stimulojnë rritje më të fuqishme të orientuar nga jashtë, madje edhe gjatë një ngadalësimi global.

Vendet me programe të fuqishme të reformës kanë parë një rritje në investime që është bërë shtytës solid i rritjes në gjysmën e parë të vitit 2016”, thotë Katia Vostroknutova, ekonomiste në Bankën Botërore dhe një nga autoret e raportit. Investimet private kanë kontribuar fuqishëm në rritje në Serbi dhe Shqipëri, dhe deficitet fiskale dhe borxhi publik kanë rënë në përgjigje të reformave në këto vende”.

Mesatarja e deficitit fiskal në rajon ka rënë nga 3.6 për qind në vitin 2015 në 3.3 për qind në vitin 2016. Kjo mesatare maskon dallimin e konsiderueshëm midis vendeve, me borxhin publik në rritje në ato vende ku llogaritë fiskale kanë qenë të mbingarkuara nga shpenzimet publike të shkujdesura.

Raporti arrin në përfundimin se rajoni ka vazhduar me rritje përkundër mjedisit të vështirë evropian dhe global. Për të mbështetur rritjen, janë sugjeruar reforma të mëtejshme për të ruajtur stabilitetin makroekonomik, për të stimuluar aktivitetin e sektorit privat, rritjen e efikasitetit të sektorit publik, dhe për të ndërtuar elasticitetin ndaj goditjeve të jashtme.

Për raportin e plotë ju lutemi vizitoni https://www.worldbank.org/seerer

Kontaktet e mediave
Në Uashington
Elena Karaban
tel : (+1-202) 473-9277
ekaraban@worldbank.org
Në Pristinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454-1107
laliu1@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2017/ECA/019

Api
Api