NJOFTIME PËR SHTYP

Banka Botërore mbështet Realizimin e Shërbimeve Gjithëpërfshirëse Komunale në tërë IRJ të Maqedonisë

2016-01-11


Uashington, 11 janar, 2016 - Bordi i drejtorëve ekzekutiv i Bankës Botërore sot miratoi 25 milionë Euro për kredi të IBRD-së dedikuar Projektit të Dytë për Përmirësim të Shërbimeve Komunale (MSIP2) në IRJ të Maqedonisë. Projekti synon përmirësimin e transparencës, qëndrueshmërinë financiare, si dhe realizimin gjithëpërfshirës të shërbimeve komunale në tërë vendin.

MSIP2 do të ofrojë nën-kredi për komunat për investime në infrastrukturë si p.sh., furnizim me ujë, kanalizime, menaxhim të mbetjeve të ngurta, rrugë lokale, përmirësime të efiçencës energjetike në ndërtesat komunale, si dhe investime tjera me prioritet të lartë në fushën e infrastrukturës komunale me ndikim të qartë në mirëqenien e qytetarëve dhe efikasitetin e shërbimeve. Projekti, gjithashtu, do të ketë edhe një komponentë grantesh për përmirësimin e realizimit të shërbimeve dhe infrastrukturës dedikuar komuniteteve më të varfra dhe të margjinalizuara brenda komunave të IRJ të Maqedonisë.

Nga tetëdhjetë komuna të vendit, pesëdhjetë e shtatë vendosën të marrin pjesë në Projektin e parë për Përmirësim të Shërbimeve Komunale dhe po zbatojnë ose tashmë i kanë përfunduar projektet prioritare infrastrukturore.  36 për qind e këtyre projekteve kanë qenë për rehabilitime rrugore, 13 për qind për furnizim me ujë, 13 për qind për rehabilitim të ndërtesave komunale, 13 për qind për përmirësime të efiçencës energjetike, 12 për qind për menaxhim me mbetje të ngurta, si dhe 13 për qind për prokurime të automjeteve për shërbime komunale ose prioritete të tjera.

Projekti i Dytë për Përmirësim të Shërbimeve Komunale do të vazhdojë të lidh investimet prioritare në infrastrukturë me transparencën dhe llogaridhënien më të madhe qeveritare dhe përfshirjen më të fuqishme qytetare në nivel lokal” tha Ellen Goldstein, Drejtori i Bankës Botërore për Evropën Juglindore. “Për më tepër, ne dëshirojmë të inkurajojmë të gjitha komunat e IRJ të Maqedonisë të marrin pjesë dhe të adresojnë varfërinë dhe përjashtimin e grupeve të margjinalizuara duke investuar më shumë nëpër komunat më të varfra.”

Projekti i Dytë për Përmirësim të Shërbimeve Komunale përbën tri komponente.

Komponenti i Nën-kredive për Investime Komunale (18.5 milionë Euro) do të sigurojë financime për komunat për të investuar në infrastrukturë lokale me prioritet të lartë.

Komponenti i Granteve të Investimit për Gjithë përfshirje Sociale dhe Varfëri (4.9 milionë Euro) do të sigurojë grante investimesh për komunat si një lehtësim për ta për të investuar në përmirësim të infrastrukturës së komuniteteve të margjinalizuara dhe më të varfra brenda juridiksionit të tyre.

Komponenti për Menaxhim, Monitorim dhe Evaluim të Projekteve, dhe Ngritje Kapacitetesh (1.5 milionë Euro) do të mbështes zbatimin dhe monitorimin e projekteve, si dhe do t’u ndihmoj ministrive dhe sektorëve në nivel kombëtar dhe nivel lokal të forcojnë sistemet institucionale dhe financiare për realizim të qëndrueshëm të shërbimeve.

“MSIP2 synon promovimin e transparencës së aktiviteteve komunale duke e ndërlidhur zbulimin e buxhetit dhe informacioneve të tjera me qasjen në financa gjatë ngritjes së kapaciteteve të komunave për të planifikuar dhe zbatuar investime në infrastrukturë,” tha Toshiaki Keicho, Specialist për Zhvillim Urban dhe Lider Ekipi i Projektit të Bankës Botërore“Gjithashtu, projekti do të ndihmojë në përfshirjen e qytetarëve në përzgjedhjen dhe hartimin e investimeve në mënyrë që komunat t’u përgjigjen më mirë kërkesave të komuniteteve lokale dhe shfrytëzuesve të shërbimeve komunale.”

Kredia e parë e MSIP prej 18.9 milion Euro u pasua nga dy financime të tjera. Financimi i parë shtesë prej 37.2 milion Euro u sigurua nga Banka Botërore në vitin 2012. Financimi i dytë shtesë prej 15.5 Euro u miratua para pal kohe nga Bashkimi Europian me financa nga IPA, konkretisht për përkrahjen e një Dritareje për Investime Rurale (ang.Rural Investment Window).

MSIP2 financohet nga një kredi e Bankës Botërore prej 25 milion Euro me afat përfundimtar prej 18 viteve, përfshirë grejs periudhë prej 5 viteve. Maturiteti total i nën-kredive komunale nuk do të tejkalojë trembëdhjetë vite, përfshirë dhe grejs periudhë deri në tre vite. Të gjitha komunat kanë të drejtë dhe inkurajohen të marrin pjesë.

Në relacion me ciklin e zgjedhjeve në IRJ të Maqedonisë, projekti MSIP2 do të hyjë në fuqi dhe disbursimet  (pagesat) do të fillojnë pas përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kontaktet e mediave
Në Uashington
Elena Karaban
tel : +1-202-473-9277
ekaraban@worldbank.org
Në Shkup
Anita Bozinovska
tel : (+389) 2 3117 159
abozinovska@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2016/ECA/077

Api
Api