NJOFTIME PËR SHTYP

Kosova po punon me Bankën Botërore për një perspektivë në TIK për gratë e reja nga zonat rurale

2015-10-28


Prishtinë, Kosovë, 28 tetor 2015 – Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore janë duke punuar për të përfshirë më shumë gra në ekonominë digjitale. Përmes financimit të pilot projektit "vende pune të gjelbra", këto dy institucione po synojnë të zhvillojnë ekonominë digjitale të Kosovës, përfshirë këtu pajisjen e 100 grave të papunësuara ose nënpunësuara në zonat rurale me shkathtësi teknike dhe të komunikimit, të nevojshme për punë online. Nisma "Gratë në TIK" e lansuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka për qëllim t'ua hapë dyert grave për punësim të paguar mirë në fushën e Tekonologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK).

Vetëm një në tetë gra në Kosovë është e punësuar formalisht (krahasuar me dy në pesë burra), që thekson faktin se femrat punë-kërkuese janë duke u ballafaquar me një mori sfidash specifike të tregut të punës, përfshirë në sektorin e TIK-ut, të cilat kërkojnë një vëmendje të veçantë. Kjo asimetri është edhe më e theksuar në zonat rurale, ku kombinimi i mungesës së shkathtësive dhe arsimimit të orientuar në ekonomi të tregut, infrastrukturës së dobët të internetit fiks, të transporti publik, si dhe e institucioneve që ofrojnë kujdes për fëmijë/të moshuar kanë forcuar një kulturë të përgjithshme të mos-mbështetjes, duke krijuar pengesa për gratë që të japin kontributin e tyre për zhvillim dhe krijim të pasurisë.

“Në një ekonomi të vogël dhe të mbyllur, siç është ajo e Kosovës, punësimi i vetëm një personi çon peshë, prandaj, Qeveria e jonë është duke bërë përpjekje që të angazhojë sa ma shumë gra në tregu e punës, sidomos në sektorët me potencial të lartë zhvillimor dhe strategjik për zhvillimin e vendit tonë, siç është TIK-u", tha Besa Zogaj-Gashi, zëvendës Ministre e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë. Ne e shohim zhvillimin e këtij sektori në mënyrë të përgjithshme, së bashku me sektorët e tjerë të ekonomisë vendore dhe asaj globale digjitale. Përmes iniciativës sonë, ne mëtojmë të rrisim vetëdijen rreth mundësive ekzistuese në tregun tradicional të TIK-ut si dhe mundësive të mëdha të paraqitura nga puna globale online. Qëllimi i jonë është që të lehtësojmë krijimin e një numri të mjaftueshëm të vendeve të punës me orar të plotë, me orar të pjesshëm, të pavarura të cila do t'i ofroheshin grave të grup-moshave të ndryshme, me vendbanim, status të punësimit, arritje arsimore, dhe obligime familjare të ndryshme”.

Iniciativa "Gratë në TIK" do të fillojë një pilot aktivitet për "vende të gjelbra pune" për të testuar nëse puna online mund të adresojë disa nga sfidat me të cilat përballen gratë që jetojnë në zonat rurale për të gjetur punë formale. Projekti do

të lidhë fuqinë e re punëtore të Kosovës, që posedon shkathtësi gjuhësore dhe teknologjike, me industrinë globale të punës online, e cila po rritet në mënyrë marramendëse. Tanimë, më shumë se gjysma e kompanive softuerike në Kosovë po konkurrojnë për kontrata globale online, dhe ka potencial për zhvillim të shpejtë dhe krijim të vendeve të punës.

“Shumica e punës online mund të kryhet nga çfarëdo vendi, në çdo kohë, dhe në mënyrë shumë fleksibile", tha Jan-Peter Olters, Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë. “Si e tillë, secili momentum rritjeje - potencialisht shumë e shpejtë - i këtij sektori do t'ua mundësonte sidomos të rejave nga zonat rurale të bëhen pjesë e punësimit formal pa marrë parasysh largësinë e vendbanimeve të tyre dhe/ose obligimeve të tjera familjare që i kanë.”

Banka Botërore e ka mbështetur ndihmën financiare për këtë pilot aktivitet - si dhe të një numri të studimeve të fizibilitetit që kanë identifikuar mungesën e qasjes në internet me brez të gjërë dhe rekomandimeve për zgjidhje – në kuadër të  programit për asistencë teknike "Zhvillimi Inovativ dhe i Gjelbër për Kosovën Rurale". Ky program është duke u financuar përmes grantit të Fondit të Trustit Korean për Rritje të Gjelbër, për periudhën korrik 2014 - qershor 2016.     

"Jemi të inkurajuar të shohim që Fondi i Trustit Korean për Rritje të Gjelbër po përkrah Kosovën në përparimin drejt shfrytëzimit të TIK-ut për rritje ekonomike në rajon”, tha Eun Joo Allison Yi, Koordinatori i Fondit të Trustit Korean për Zhvillim të Gjelbër . “Inkuadrimi i grave të papunësuara të Kosovës nga zonat rurale në vende pune online, ose të gjelbra, do të dëshmojë, në mes tjerash, se qëndrueshmëria ekonomike dhe ambientale janë në përputhje me njëra tjetrën”.

Për më shumë informata rreth punës së Bankës Botërore në Kosovë, ju lutemi vizitoni:

www.worldbank.org/kosovo

Për më shumë rreth informatave të punës së Bankës Botërore në TIK, ju lutemi vizitoni:

www.worldbank.org/ict

Kontaktet e mediave
Në Uashington
Elena Karaban
tel : +1 (202) 473-9277
ekaraban@worldbank.org
Në Prishtinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454 #107
laliu1@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2016/ECA/042

Api
Api