NJOFTIME PËR SHTYP

Raporti i të Bërit Biznes 2016 vendos Kosovën në pozitën e 66-të nga 189 shtete

28 tetor 2015


PRISHTINË, 28 tetor 2015 – Raporti i fundit i Grupit të Bankës Botërore i të Bërit Biznes (“Doing Business”) ka njohur përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për përmirësim të klimës rregullative për bizneset. Nga 189 vendet që jane përfshirë në anketën e këtij raporti, Kosova tani është ranguar në vendin e 66-të. Ky është një përmirësim i madh në krahasim me vitin 2012 kur ajo ishte ne vendin e 126-të.

Raporti  Bërit Biznes 2016: Matja e Kualitetit dhe Efikasitetit Rregullues ka vënë re se gjatë vitit të kaluar Kosova e ka bërë një reformë duke ua bërë ndërmarrjeve më të lehtë pagesën e tatimeve sepse ka anuluar taksën për licencën vjetore për biznese. Kjo paraqet një trend reformator pasi që është viti i katërt me radhë që Kosova ka zbatuar reforma në një apo më shumë fusha të matura nga raporti. Mirëpo reformat e implementuara këtë vit janë të një ritmi më të ngadalshëm se sa para dy viteve kur Kosova ka zbatuar tri reforma dhe nga viti i kaluar kur janë zbatuar 2 reforma.

Gjatë viteve të fundit, Kosova ka hequr pengesa të rëndësishme për të bërit biznes në Kosovë, ashtu siç reflektohet edhe në përparimin e saj gradual dhe të vazhdueshëm në pozicionimin e saj ndërkombëtar", tha Jan-Peter Olters, Menaxher i Bankës Botërore në Kosovë. “Me qëllim që këto zhvillime inkurajuese të përkthehen në përmirësime të konkrete në produktivitet vendor, dhe, në fund të fundit, në krijim të vendeve të reja të punës dhe që paguhen më shumë, vendi duhet të shmang politikë-bërjen taktike dhe duhet të fokusohet në sfidat e një strategjie zhvillimore socio-ekonomike afatgjate që përfshinë disa mandate politike.“

Të Bërit Biznes 2016

Kosova

Shqiperia

Bosnja

Maqedonia

Mali i Zi

Serbia

Fillimi i biznesit

47

58

175

2

59

65

Pajisja me lejet ndërtimore

136

189

171

10

91

139

Lidhja me energjinë elektrike

124

162

119

45

163

63

Regjistrimi i pronës

32

107

97

50

79

73

Marrja e kredive

28

42

42

42

7

59

Mbrojtja e investitorëve minoritarë

57

8

66

14

36

81

Të paguarit e taksave

67

142

154

7

64

143

Tregtia përtej kufijve

71

37

28

26

42

23

Ekzekutimi i kontratave

48

96

66

26

43

73

Zgjidhja e falimentimeve

163

42

38

37

36

50

Vlerësimi i përgjithshëm

66

97

79

12

46

59

Në raportin e të Bërit Biznes për këtë vit, në pesë indikatorë ka pasur ndryshim të metodologjisë: Pajisja me Lejet Ndërtimore, Lidhja me Energji Elektrike, Ekzekutimi i Kontratave, Regjistrimi i Pronës dhe Tregtia Përtej Kufijve. Për shembull, në fushën e Regjistrimit të Pronës, një indeks i ri për kualitetin e administrimit të tokës matë besimin, transparencën dhe shtrirjen gjeografike të sistemeve për administrim të tokës si dhe aspektet për zgjidhje të mospajtimeve rreth çështjeve që kanë të bëjnë me tokë. Ndryshimet metodologjike mbushin një përpjekje dy-vjeçare për rritjen e standardeve të cilat masin kualitetin e rregullimit, si dhe, efikasitetin e kornizës rregulluese për biznes me qëllim që rrumbullakojë më mirë realitetin bazë.

Raporti të Bërit Biznes përcjellë sistemet rregulluese dhe burokratike shtetërore përmes zhvillimit të anketave të detajuara vjetore. Politik-bërësit që merren me sfidën e krijimit të vendeve të punës dhe promovimin e zhvillimit, ia vlen të studiojnë se si shtetet i caktojnë tarifat e indikatorëve të ndryshëm e të Bërit Biznes.

Një ekonomi moderne nuk mund të funksionojë pa rregullore dhe, në të njëjtën kohë, ajo nuk mund të ndalet për shkak të rregullores së dobët dhe pavolitshme. Sfida e zhvillimit do të thotë  ecja nëpër shtigje të ngushta duke identifikuar rregulloret që janë të mira dhe nevojshme, dhe duke I shmangur ato që pengojnë kreativitetin dhe pengojnë funksionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Kaushik Basu, Krye-Ekonomisti dhe Zëvendës Presidenti i Lartë  Bankës Botërore.

“Ky është një studim bindës që tregon se si efikasiteti dhe kualiteti i rregulloreve të biznesit shkojnë dorë-për-dore me krijimin e kompanive dhe ndërmarrjeve më konkurruese dhe praktike të cilat e ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë nacionale. Theksi në ngritje e sipër  në cilësinë e rregullimit për plotësimin e fokusit të mëparshëm në efikasitet, ka për qëllim që ta qartësojë dallimin në mes të rregulloreve të përpiluara mirë dhe të përpiluara keq, ta identifikojë më  lehtë se ku është duke ua mundësuar rregullorja bizneseve që të lulëzojnë dhe ku e ka efektin e kundërt", tha Augusto Lopez-Claros, Drejtori i Grupit të Indikatorëve Global të Bankës Botërore, që e e ka përgatitur raportin.

Ekonomitë në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë arritur rezultate të mira sa i përket standardeve të reja për cilësi, kurse ato të rajonit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore kanë pasur një performancë më të dobët.

Në rangimet globale, Singapori vazhdon ta mbajë vendin e parë. Në mesin e 10 ekonomive më të mira që kanë rregullatorë miqësorë ndaj bizneseve janë Zelanda e Re në vendin e dytë, Danimarka (3), Republika e Koresë (4), Hong Kongu SAR, Kina (5), Mbretëria e Bashkuar (6), Shtete e Bashkuara (6), Suedia (8), Norvegjia (9), dhe Finlanda (10).

10 përmirësuesit më të mirë të botës - p.sh. ekonomitë që kanë zbatuar së paku tri reforma gjatë vitit të fundit dhe janë ngritur më lartë në listën e vlerësimeve - janë Kostarika, Uganda, Kenia, Qiproja, Mauritania, Kazakistani, Uzbekistani, Xhamajka, Senegali dhe Benini.

Raporti i plotë dhe të dhënat e tjera shoqëruese janë në dispozicion në https://www.doingbusiness.org/

Për më shumë informata lidhur me punën e Bankës Botërore në Kosovë, u lusim të vizitoni ueb-faqen:

www.worldbank.org/kosovo, si dhe faqen në facebook: World Bank Kosovo

 

Kontaktet e mediave
Në Washington
Indira Chand
tel : +1 (202) 458-0434, +1 (703) 376-7491
ichand@worldbank.org
Në Washington
Phil Hay
tel : +1 (202) 473-1796, +1 (202) 492-7238
phay@worldbank.org
Në Prishtinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454 #107
laliu1@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2016/ECA/041

Api
Api

Welcome