Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

NJOFTIME PËR SHTYP

MIGA mbështet sektorin bankar në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi

2015-06-25


Dorëzanitë ndihmojnë huadhënien për biznesin dhe konsumatorët në vend

Uashington, D.K., 25 qershor 2015—Agjencia Shumëpalëshe e Garantimit të Investimeve (MIGA), institucioni i Grupit të Bankës Botërore që merret me sigurimin kundër riskut politik dhe me rritjen e kreditimit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëzani në mbështetje të huadhënies së vazhdueshme për ekonominë reale që japin filialet e bankës “Raiffeisen Bank International” (RBI) në Shqipëri, Bjellorusi,
Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.

MIGA do t’i japë dorëzani prej 457 milion euro RBI-së, grupit të dytë më të madh financiar që ushtron aktivitet në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Mbulimi nga MIGA do ta zvogëlojë riskun e operacioneve të RBI-së në këto vende, duke i dhënë mundësi kësaj banke të vazhdojë të japë kredi në to, duke nxitur kështu rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë.

Përmes përfshirjes së MIGA-s, filialeve të kësaj banke do t’u kërkohet të përgatisin dhe zbatojnë sisteme të menaxhimit mjedisor dhe shoqëror në përputhje me risqet e portofolave të tyre. Pritet që ky kapacitet shtesë të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme kohore të klientëve biznes i madh dhe projekteve të investimeve të filialeve të kësaj banke.

“Dorëzanitë e MIGA-s janë një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e profilit të risqeve tona, teksa përpiqemi të përqendrohemi në tregje premtuese ku të mund të luajmë një rol të qëndrueshëm lidhur me ofrimin e mundësisë për të marrë financim. Jemi mjaft krenarë që jemi grupi i parë bankar austriak që vë në zbatim këtë produkt, – thotë Karl Sevelda, Drejtor i Përgjithshëm i “Raiffeisen Bank International AG”.

Mbetemi të angazhuar për t’i mbështetur ekonomitë që janë prekur nga kriza financiare ndërkombëtare, – thotë Keiko Honda, Drejtor i Përgjithshëm dhe Nënpresident Ekzekutiv i MIGA-s. – Në veçanti, mbështetja jonë për sektorin financiar në këto vende mund të ndihmojë në thellimin e tregjeve të kredive, nga e cila do të përfitojnë si bizneset, ashtu edhe konsumatorët.

Mbështetja që MIGA i jep RBI-së mbështetet tek roli tejet i rëndësishëm që kjo agjenci ka luajtur për të mbështetur Planin e Përbashkët të Veprimit të IFN-ve, vënë në zbatim nga Grupi i Bankës Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve, në përgjigje të krizës financiare botërore. MIGA ka livruar 1,9 miliard dollarë dorëzani në kuadër të nismës në mbështetje të ekonomive të Evropës Lindore.

---

MIGA është krijuar në vitin 1988 si anëtare e Grupit të Bankës Botërore, për të nxitur investimet e huaja të drejtpërdrejta në ekonomitë e reja, me qëllim mbështetjen e rritjes ekonomike, uljen e varfërisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës. MIGA e përmbush këtë mandat përmes ofrimit të sigurimit kundër riskut politik dhe rritjes së kreditimit për investitorët dhe huadhënësit.



Kontaktet e mediave
Në Washington
Mallory Saleson
tel : +1.202.473.0844
msaleson@worldbank.org
Në Washington
Rebecca Post
tel : 1.202.473.1964
rpost@worldbank.org
Në Washington
Cara Santos Pianesi
tel : 1.202.458.2097
csantospianesi@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/104

Api
Api