NJOFTIME PËR SHTYP

Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore përfundon me sukses vizitën në Shqipëri

2015-03-27


Tiranë, 27 mars 2015 –Patrizio Pagano, Drejtori i ri Ekzekutiv, që përfaqëson Shqipërinë në Bordin Ekzekutiv të Grupit tëBankës Botërore vizitoi Shqipërinë  nga 24-27 mars 2015. Qëllimi i vizitës ishte takimi me autoritetet e larta për t’i siguruar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të përpjekjeve të Shqipërisë për rritjen ekonomike, uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqënies së përbashkët. Ai diskutoi me qeverinë prioritetet që Grupi i Bankës Botërore do të mbështesë përmes Kuadrit të Partneritetit të Vendit për vitet 2015-2019.  Gjatë vitit të kaluar Bordi i Bankës Botërore ka aprovuar një sërë projektesh të rëndësishme në mbështetje të reformave që po ndërmerren në Shqipëri dhe disa të tjera priten të aprovohen në ditët në vijim.

Z. Pagano u takua me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit Meta, Ministrin e Financave Shkëlqim Cani, anëtarë të tjerë të qeverisë, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, kreun e opozitës dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, partnerëve për zhvillim dhe medias.

Në takimin me kryeministrin Rama, zoti Pagano vlerësoi axhendën e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe rezultatet e para pozitive, si dhe shprehu mbeshtetjen e tij këto përpjekje të fokusuara përparësitë konkurruese të Shqipërisë, gjetjen e burimeve të reja të rritjes si dhe krijimin kushteve nxitëse për investime dhe punësim. Pagano gjithashtu shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin dinamik të qeverisë me Bankën Botërore që ka rezultuar me përgatitjen në kohë të programeve dhe dhe raporteve analitike që mbështesin reformat e duhura në arritje të objektivave ambicioze. Pagano u njoh me pikëpamjet e qeverisë rreth sfidave dhe siguroi për mbështetjen e fortë të Grupit të Bankës Botërore në Kuadrin e Partneritetit për Vendin.

Jam i impresionuar nga energjia e qeverisë drejt ndryshimeve transformuese si dhe përgjegjësia e lartë në kryerjen e reformave në vend. Disa nga reformat, si p.sh. në energji dhe pensione po shfaqin rezultate inkurajuese. Pres të shoh ndikimin pozitiv të këtyre reformave gjatë zbatimit të Kuadrit të ri Partneritetit për Vendin të Grupit të Bankës Botërore”, tha Patrizio Pagano, Drejtori Ekzekutiv që përfaqëson Shqipërinë në Bordin e Grupit të Bankës Botërore.

Z. Pagano gjithashtu shkëmbeu mendime me përfaqësues të opozitës dhe partnerëve të zhvillimit mbi sfidat afatshkurtra dhe afatmesme të Shqipërisë. Ai nënvizoi rëndësinë për mbajtjen e një dialogu aktiv dhe procesi konsultues në mbështetje të progresit të vazhdueshëm të vendit.

Z.Pagano mori pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të projektit për përmirësimin e sistemit shëndetësor të aprovuar së fundmi, si dhe shprehu kënaqësinë për kontributin e Bankës në përmirësimin e shërbimeve dhe mbulimit shëndetësor.

Gjatë vizitës në dy hidrocentrale në veri të Shqipërise, Vau i Dejes dhe Koman, Pagano u informua për masat e rëndësishme të marra për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji për popullsinë dhe ekonominë dhe që mbështeten nga Projekti i ri i financuar nga Banka Botërore për Rimëkëmbjen e sektorit të energjisë. Gjatë vizitën së vend z. Pagano shoqërohej nga znj.Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. 



Kontaktet e mediave
Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : + (355-42) 284125
agjokutaj@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/062

Api
Api