NJOFTIME PËR SHTYP

Kosova vazhdon të përmirësohet në mjedisin rregullator të të bërit biznes

29 tetor 2014


Prishtinë, 29 tetor 2014 - Raporti i ri nga Grupi i Bankës Botërore, Të Bërit Biznes 2015: Kalimi përtej efiçiencës, tregon se gjatë vitit të shkuar Kosova e ka përmirësuar më tej mjedisin rregullator për sipërmarrësit, duke i shtuar arritjet e regjistruara gjatë dy viteve të fundit.

Në veçanti, Kosova ka lehtësuar procedurat e lejeve të ndërtimit, duke krijuar një skemë të re të inspektimit në faza dhe duke reduktuar ndjeshëm tarifën për leje ndërtimi. Gjithashtu, kjo e bëri më të lehtë zbatimin e kontratave duke futur një sistem përmbarimor privat. Megjithatë, Kosova ka vështirësuar transferimin e pronës duke rritur taksën për regjistrimin e transaksioneve të pronës.

"Bizneset e reja janë regjistruar me një normë të përshpejtuar në Kosovë, që në vetvete pasqyron qartë përpjekjet e bëra në agjendën e klimës e investimeve të viteve të fundit," tha Jan-Peter Olters, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën. "Megjithatë, në periudhën e tanishme të ngërçit politik, është thelbësisht e rëndësishme që të shfrytëzohet përmirësimi i trendit në mjedisin rregullator dhe të përfshihet në një model të plotë ekonomik që synon të joshë bizneset për të investuar dhe, duke bërë kështu, gjenerohen normat më dinamike të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse."

Midis 189 vendeve të anketuara, pozita relative e Kosovës në lehtësinë e të Bërit Biznes është rritur në rangun e 75-të, që paraqet një përmirësim në krahasim me të të Bërit Biznes 2014, ku pozicioni i prapa-llogaritur ka qenë 81.

Sfidat vazhdojnë, teksa korniza rregullatore për sipërmarrësit vazhdon të përmirësohet, duke theksuar nevojën për reforma të mëtejshme rregullatore. Veçanërisht, kjo i përket fushave të tilla si zgjidhja e paaftësisë paguese, zbatimi i kontratave, dhënia e lejeve të ndërtimit, furnizimi me energji elektrike, dhe tregtia ndërkufitare - të gjitha këto fusha në të cilat Kosova është në gjysmën e poshtme të renditjes botërore. 

Ndryshimi në metodologjinë e këtij viti reflekton zgjerimin e të dhënave për tre nga dhjetë temat e mbuluara, dhe ka plane për të shtuar pesë tema më shumë vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, rangu i lehtësisë së të bërit biznes tani është i bazuar në llogaritjen e distancës nga kufiri. Kjo masë tregon sa afër qëndron secila ekonomi me praktikat më të mira botërore në rregullimin e biznesit. Një rezultat më i lartë tregon një mjedis më efikas të biznesit dhe institucione më të forta ligjore.

Distanca e Kosovës me rezultatin kufitar është 64,8 në të Bërit Biznes 2015, ndërsa distanca e prapa-llogaritur me rezultatin kufitar në të Bërit Biznes 2014 ishte 63,0.

Raporti konstaton se Singapori kryeson renditjen globale në lehtësinë e të bërit biznes. Bashkë me Singaporin, në listën e 10 ekonomive me mjediset rregullatore më miqësore ndaj biznesit janë Zelanda e Re; Hong Kongu, Kina, Danimarka, Republika e Koresë, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, dhe Australia.

Rreth serisë se raporteve të Bërit Biznes

Raporti kryesor vjetor i Grupit të Bankës Botërore të Bërit Biznes analizon rregulloret që zbatohen për bizneset e një ekonomie gjatë ciklit të tyre jetësor, duke përfshirë fillimin dhe operacionet, tregtinë ndërkufitare, pagesën e taksave, dhe zgjidhjen e paaftësisë paguese. Renditjet agregate të lehtësisë së të bërit biznes janë të bazuara në distancën nga rezultatet kufitare për 10 tema dhe mbulojnë 189 ekonomi. Të Bërit Biznes nuk mat të gjitha aspektet e mjedisit të biznesit që kanë rëndësi për firmat dhe investitorët. Për shembull, nuk mat cilësinë e menaxhimit fiskal, aspekte të tjera të stabilitetit makroekonomik, nivelin e aftësive të fuqisë punëtore, apo qëndrueshmërinë e sistemeve financiare. Gjetjet e tij kanë nxitur debate të politikave në të gjithë botën dhe kanë siguruar një punë hulumtuese në rritje mbi lidhjet e rregullimit në nivelit kompanie me rezultatet ekonomike në të gjithë ekonomitë. Çdo vit, ekipi i raportit punon për të përmirësuar metodologjinë dhe për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave, analizën dhe rezultatin. Projekti ka përfituar nga reagime nga shumë aktorë gjatë viteve. Me qëllimin kryesor për të siguruar një bazë objektive për të kuptuarit dhe përmirësimin e mjedisit rregullator lokal për biznesin në mbarë botën, projekti kalon përmes shqyrtimeve rigoroze për të siguruar cilësinë dhe efektivitetin e tij. Raporti i këtij viti shënon edicionin e 12-të serisë së raporteve globale mbi të Bërit Biznes. Për më shumë informacion në lidhje me raportet e të Bërit Biznes, ju lutemi vizitoni doingbusiness.org dhe bashkohuni me ne në doingbusiness.org/Facebook.

Rreth Grupit të Bankës Botërore

Grupi i Bankës Botërore luan një rol kyç në përpjekjen globale për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të nxitur prosperitet të përbashkët. Ai përbëhet nga pesë institucione: Banka Botërore, duke përfshirë Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA); Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC); Agjencia për Garantimin e Investimeve Shumëpalëshe (MIGA); dhe Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID). Duke punuar së bashku në më shumë se 100 vende, këto institucione ofrojnë financim, këshillim dhe zgjidhje të tjera që u mundësojnë vendeve t'u përgjigjen sfidave më urgjente të zhvillimit. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.worldbank.org, www.miga.org, dhe ifc.org.



Kontaktet e mediave
Në Washington, D.C.
Nadine Ghannam
tel : +1 (202) 473-3011
nsghannam@ifc.org
Merrell J. Tuck-Primdahl
tel : +1 (202) 473-9516
mtuckprimdahl@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/035

Api
Api

Welcome