Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

NJOFTIME PËR SHTYP

Ka përparim të mirë por nevojiten ende reforma për zhvillimin e infrastrukturës së raportimit financiar në Kosovë, për përkrahjen e rritjes ekonomike nërpërmjet konkurrencës së shtuar dhe qeverisjes , thotë raporti i ri i Bankës Botërore

2013-05-07



Prishtinë, 7 maj 2013 – Reformat në kontabilitet dhe auditim në Republikën e Kosovës duhet të vazhdojnë ashtu që harmonizimi me acquis communautaire të BE-së të ketë sukses, thotë Raporti i ri mbi Vëzhgimin e Standardeve dhe Kodeve (ROSC) për Kontabilitet dhe Auditim në Republikën e Kosovës, i lëshuar sot në Prishtinë nga Banka Botërore. 

“Duke marrë parasysh aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në BE, raporti e vlerëson kornizën e raportimeve financiare në Kosovë në raport me acquis communautaire dhe me përvojat e mira ndërkombëtare,” thotë Henry Fortin, shef i Qendrës për Reformën e Raportimeve Financiare, njësia e Bankës Botërore e cila e ka hartuar këtë raport. 

Raporti vë në pah ndryshime të rëndësishme, përfshirë këtu miratimin e ligjit të ri për raportime financiare në korrik të vitit 2011 dhe rritjen e pragut të kërkesave për auditime statutore. Ligji i ri e sjell kornizën ligjore më afër acquis, por do të ketë nevojë edhe për ndryshime të tjera për të arritur harmonizimin e plotë me ligjin e BE-së. Raporti po ashtu thekson se në sektorin financiar, rregulloret dhe mbikëqyrja janë forcuar substancialisht. Profesioni i kontabilitetit dhe auditimit është zhvilluar shpejt gjatë disa viteve të fundit, edhepse Asociacioni i kontabilisteve dhe auditorëve te certifikuar te Kosovës vazhdon të përballet me sfida në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare si anëtar i Federatës Ndërkombëtare te Kontabilistëve. Është shënuar ca përparim në integrimin e arsimit universitar për kontabilitet me kualifikime profesionale, megjithatë kërkohen më shumë përpjekje në këtë fushë.

Në aspekt të përputhshmërisë, ndryshimi më i rëndësishëm që nga viti 2006 është përmirësimi brenda sektorit bankar, megjithatë, zbatimi i kritereve të kontabilitetit në entitetet jobankare mbetet një sfidë sikurse edhe në shumë vende tjera. Krahas kësaj raporti vëren se shumë kompani ende nuk regjistrojnë deklaratat e tyre financiare vjetore, që do të ishte esenciale për të arritur nivelin e dëshiruar të transparencës në sektorin privat. Në fund, raporti vëren se Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar e ka një rol qendror mirëpo pranon se ka shumë kufizime kapacitetesh për të përmbushur rolin e vet. Raporti avokon bashkëpunim maksimal ndërmjet institucioneve kryesore të përfshira. Qendra për Reforma në Raportim Financiar e përkrah Kosovën në përpjekjet e veta reformuese nëpërmjet programit REPARIS.

“Marrëdhëniet afariste ndërtohen duke u bazuar në besim,” thotë Jan-Peter Olters, shef i Bankës Botërore për Kosovë, duke përfunduar se “auditimi dhe kontabiliteti janë themelet e një ekonomie funksionale të tregut, duke u mundësuar firmave të bashkëpunojnë me sukses me njëra tjetrën.”

Raporti bën disa rekomandime të cilat janë kyçe për zhvillimin e infrastrukturës financiare, rritës ekonomike, nëpërmjet konkurrencës së shtuar dhe qeverisjes. Ai thotë se është kyçe që zbrazëtirat të identifikohen dhe të adresohen në mënyrën e duhur me ndryshimin e legjislacionit relevant, me qëllim që ai të harmonizohet me acquis. Sipas autorëve, legjislacioni duhet të jetësohet dhe të futet në fuqi, ndërsa institucionet – të thirrura për ta mbikëqyrur dhe zbatuar pajtueshmërinë me ligjin – duhet të kenë stafin adekuat dhe aftësitë teknike.

Kontaktet e mediave
Prishtinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454
laliu1@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
ECA-KOS

Api
Api