OPINION

Viti i ardhshëm pritet të sjellë përfitime ekonomike për Shqipërinë

2015-01-14


Tahseen Sayed, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri Monitor Magazine

Viti i ardhshëm pritet të sjellë përfitime ekonomike për Shqipërinë. Gjatë muajve të fundit të 2014, rritja ekonomike është gjallëruar si rezultat i përmirësimit të kreditimit, pagesës së detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë, si dhe rritjes së besimit të biznesit. Treguesit   e anketimeve më të fundit flasin për një rimëkembje të kërkesës së brendshme private me bazë të gjerë. Edhe investimet private që kanë ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në të shkuarën, po fillojnë të rriten.

Ne presim që rritja për 2015 në Shqipëri të jetë rreth 3 përqind, nëse kahja pozitive do të vazhdojë dhe nëse rritja do të ndihmohet nga projekte të mëdha të investimeve të huaja që lidhen me gazsjellësin trans-adriatik (TAP-in)  dhe  investime në sektorin energjitik. Ndikimi ekonomik i konsolidimit fiskal, i cili ështelementi kyç për forcimin e perspektives makro-fiskale të Shqipërisë dhe që e vendos vendin në një bazë të shëndoshë të rritjes afatgjatë, do të ndihmohet edhe nga reformat në vazhdim për përmirësimin e klimës së biznesit. Gjithashtu shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit pritet të ndihmojë më tej rritjen e besimit të biznesit si dhe të mbështesë rritjen e investimeve të sektorit privat, të munguara në vitet e kaluara.

Për të rritur përfitimet ekonomike që vijnë nga politikat fiskale të qeverisë, është shumë e rëndësishme që konsolidimi fiskal të jetë sa më “i zgjuar” përmes shmangies së shpenzimeve publike joeficiente, kryerjes së investimeve publike që mbështesin prioritetet e vendit si dhe mbështetjen e politikës fiskale nga reformat për përmirësimin e klimës së biznesit.



Kontaktet e mediave
Tirana
Ana Gjokutaj
tel : +355 4 2 280 650
agjokutaj@worldbank.org

Api
Api