Burimet bregdetare dhe detare janë pasuri e vyer ekonomike për Shqipërinë. Koncepti i ri i ekonomisë blu është duke u përqafuar nga Shqipëria si një rrugë për parandalimin e degradimit të mjedisit dhe zhbalancimeve ekologjike në përdorimin e këtyre burimeve. Ajo ofron mundësi të reja dhe në rritje për vendin. Këto mundësi përfshijnë peshkimin dhe akuakulturën e qendrueshme, turizmin në plazhe dhe ujëra bregdetare më të pastra, dhe rithekson rolin thelbësor të kapitalit natyror të Shqipërisë si një burim punësimi, të ardhurash dhe rritjeje të qendrueshme. Ka një ndërgjegjësim në rritje të potencialit të ekonomisë blu, si dhe sfidave që mund të hasë ajo në Shqipëri. Këto sfida mund të paraqesin një mundësi për të inkurajuar ndryshime pozitive dhe për të përshpejtuar reformat e nevojshme.
Me kërkesë të Qeverisë së Shqipërisë, Banka Botërore ka përgatitur një raport mbi realizimin e potencialit të ekonomisë blu në Shqipëri, një punë që u zhvillua në periudhën shtator 2019 - shtator 2020.
Raporti përqendrohet në rëndësinë e pasurisë blu të Shqipërisë; mundësitë e ofruara nga ekonomia blu dhe politikat e qasjet sektoriale që do të ndiqen në një tranzicion drejt kësaj ekonomie.
Lexoni raportin e plotë: “Realizimi i Potencialit të Shqipërisë për Ekonominë Blu”
___
Vendi:
Platforma Zoom
Aktiviteti do të transmetohet direkt në faqen e Facebook World Bank Albania
Meeting number: 991 0062 0955
Meeting password: 7&=svE=P=t
___
Nëse keni pyetje për këtë aktivitet dërgoni një email në adresën infoalbania@worldbank.org