Skip to Main Navigation
PËRMBLEDHJE

Konsultimet në internet: Azhurnimi i Diagnostikimit Sistematik të Vendit (SCD-së) për Kosovë 2021

Image

Foto: Banka Botërore


Grupi i Bankës Botërore është duke përgatitur Azhurnimin e Diagnozës Sistematike të Vendit (angl. SCD) për Kosovën. Azhurnimi i SCD-së do të informojë Kornizën e Partneritetit me Vendin (CPF) ndërmjet Kosovës dhe Grupit të Bankës Botërore, dhe do të mbështesë dialogun e vazhdueshëm në mes të Grupit të Bankës Botërore dhe Qeverisë. Objektivi kryesor i azhurnimit të SCD-së është identifikimi i pengesave më kritike me të cilat përballet Kosova ndërsa përpiqet të rimëkëmbet nga kriza e COVID-19, si dhe avantazhet që Kosova mund të shfrytëzojë për të përshpejtuar progresin në uljen e varfërisë dhe në prosperitetin e përbashkët.

SCD do të bazohet mbi analizat më të mira ekzistuese dhe evidencën më të përshtatshme në dispozicion për Kosovën. Diagnoza nuk do të kufizohet në fusha apo sektorë në të cilët Grupi i Bankës Botërore është aktualisht aktiv, ose në të cilët Grupi i Bankës Botërore parashikon interesim nga Qeveria.

Për të mbështetur përgatitjen e Azhurnimit të SCD-së për Kosovën më 2021, Grupi i Bankës Botërore është duke u konsultuar me palët kryesore të interesit. Gjatë javëve të ardhshme, do të zhvillohet një seri takimesh virtuale konsultative me Qeverinë, Parlamentin, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin akademik, dhe partnerët zhvillimor, për të kuptuar qëndrimet dhe dhe opinionet mbi prioritetet kryesore të Kosovës.

Ky prezantim përmbledh analizën fillestare dhe përmban pyetje udhëzuese për konsultimet.

Ne e vlerësojmë shumë ndihmën tuaj në plotësimin e këtij pyetësori të shkurtër në internet, i cili do te ndihmojë që të sigurohemi se të gjitha pikëpamjet të konsiderohen në mënyrë adekuate. Plotësoni dhe kthejeni këtë formular deri me datë 15 shtator 2021.

Për komente, pyetje dhe sugjerime, ju lutemi kontaktoni Mjellma Rrecaj në mrrecaj@worldbank.org ose + 383-49-247-247.

Për informacione në lidhje me procesin e konsultimeve, ju lutemi ndiqni faqen në Facebook të Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë: World Bank Kosovo.