Skip to Main Navigation
Video18 shkurt 2020

Barazia gjinore në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar progres në zvogëlimin e hendekut gjinor. Vendi pothuaj ka arritur barazi të plotë në arsim dhe shëndetësi. Përfaqësimi i grave në politikë dhe shërbimin civil është po ashtu i lartë. Megjithatë, gratë hasin më shumë pengesa se burrat, veçanërisht në ndërtimin e një karriere të suksesshme. Përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor, tregun e punës dhe pagat e barabarta me burrat, mund të sjellin një ndryshim të dukshëm, duke rritur PBB me 20 përqind.