Skip to Main Navigation
Video16 shtator 2019

Të shuash etjen e Durrësit buzë detit

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, porti më i madh dhe qendër e rendësishme për tregtinë. Urbanizimi i shpejtë dhe paplan ka krijuar një sërë problemesh për rrjetin e vjetëruar 40-vjeçar të ujesjellësit dhe kanalizimeve. Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare po investojnë në një rrjet të ri që synon përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe turistët.