Skip to Main Navigation
Statement29 korrik 2022

Deklaratë nga Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën

Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore (FPZH) për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, nga i cili do të përfitojnë populli dhe ekonomia e Kosovës. Ky financim në vlerë prej 50.6 milionë euro do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore. Ai do të ndihmojë Kosovën të sigurojë hapësirë të duhur fiskale për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë. Koha e ratifikimit të FPZH-së është veçanërisht e rëndësishme pasi FFZH do të mbështesë Kosovën në përgjigjen ndaj presioneve aktuale inflacioniste globale. Gjatë 23 viteve të fundit, Banka Botërore ka qenë një partner i fuqishëm për Kosovën dhe ne i gëzohemi vazhdimit dhe thellimit të këtij partneriteti.

Blogje

    loader image

ÇFARË ËSHTË E RE

    loader image