col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-8
col-lg-8
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-7
col-lg-7
  • add-style
  • font-medium
  • lp-body-content

UASHINGTON, 28 shtator 2023 — Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, nënshkruan sot Marrëveshjen Financiare për Projektin për Forcimin e Qeverisjes Digjitale për Ofrim të Shërbimeve në Kosovë, i cili synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve administrative publike të përzgjedhura dhe të qasjes së përdoruesve në to.

Mbështetja e aprovuar financiare për projektin pesëvjeçar është kredi koncesionare prej 20 milionë dollarësh, nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) i Grupit të Bankës Botërore. Kredia ka maturitet prej 25 vjetësh dhe grejs-periudhë prej 5 vjetësh. Projekti do të zbatohet nga Agjencia për Shoqërinë e Informacionit.

Kosova ka arritur disa pika historike në drejtim të reformave digjitale, duke përfshirë një nga nivelet më të larta të lidhshmërisë në Evropë, por përparimet nuk janë përkthyer mjaftueshëm në ofrimin e përmirësuar të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

“Zhvillimi i arkitekturës institucionale të qeverisjes digjitale dhe forcimi i infrastrukturës së rrjetit qeveritar dhe platformave të përbashkëta janë themelet kyçe për të mbështetur transformimin digjital të shërbimeve qeveritare dhe publike,” tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. “Dixhitalizimi i suksesshëm i shërbimeve dhe nxitja e përdorimit të tyre do t’i përforcojnë përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit, për përmirësimin e fuqizimit të grave, si dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike”.

Projekti i propozuar synon të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të hedhur themele solide për sa i përket infrastrukturës, institucioneve dhe shkathtësive digjitale si prioritete që mundësojnë kushtet e nevojshme për ofrim të shërbimeve me qytetarin në qendër sipas qasjes së ngjarjeve jetësore. Projekti do të mbështesë përmirësimet në ndërveprimin e sistemeve qeveritare, zgjidhjeve për rimëkëmbje nga ndonjë fatkeqësi, përkatësisht vazhdimësi të punës së këtyre sistemeve, si dhe të platformave të përbashkëta. Projekti do të mbështesë zgjerimin e shërbimeve elektronike të qeverisë përmes përmirësimit të portalit e-Kosova dhe pilotimit të një qasjeje inovative për ofrimin proaktiv të shërbimeve me qytetarin në qendër dhe të organizuar sipas ngjarjeve jetësore.

Contacts

Lundrim Aliu

laliu1@worldbank.org
+383-38-224454-1107
Prishtinë

Christopher M. Walsh

cwalsh@worldbankgroup.org
+1-202-473-4594
Uashington

About The World Bank

The World Bank Group has a bold vision: to create a world free of poverty on a livable planet. In more than 100 countries, the World Bank Group provides financing, advice, and innovative solutions that improve lives by creating jobs, strengthening economic growth, and confronting the most urgent global challenges. For more information, please visit www.worldbank.org, www.miga.org, and www.ifc.org.

col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
  • add-style

OMBC

Online Media Briefing Center (OMBC) news for accredited journalists
Sign In
https://media.worldbank.org/
Register
https://media.worldbank.org/user/register
secondary
white-btn