col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-8
col-lg-8
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-7
col-lg-7
  • add-style
  • font-medium
  • lp-body-content

UASHINGTON, 1 dhjetor, 2021— Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim shtesë prej 29.5 milionë dollarë për projektin e Përmirësimit të Sektorit të Shëndetësisë në Shqipëri. Ky financim do të ndihmojë në adresimin e dëmeve të shkaktuara në objekte të kujdesit shëndetësor nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 si dhe do të përmirësojë procesin e modernizimit dhe reformat në disa shërbime spitalore publike.

Shqipëria ka bërë progres në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë të popullsisë së saj, por sistemi shëndetësor i vendit duhet të përmirësohet ndjeshëm për të përmbushur nevojat aktuale shëndetësore si rezultat i një periudhe të gjatë tranzicioni demografik dhe epidemiologjik.

Për këtë qëllim, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për menaxhimin, planifikimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore publike. Projekti i Bankës Botërore për Përmirësimin e Sektorit të Shëndetësisë ka luajtur rol kyç në këtë drejtim, duke mbështetur rehabilitimin e tre spitaleve, zbatimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor në katër spitale rajonale dhe rindërtimin e spitalit të Laҫit, i cili u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit 2019.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në disa spitale e kanë bërë të domosdoshme ndërhyrjen urgjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe furnizimin e tyre me pajisje të reja mjekësore. Financimi Shtesë do të ndihmojë në përballimin e këtyre nevojave, dhe më konkretisht për rehabilitimin e Spitalit të Krujës, Spitalit Rajonal të Lezhës dhe disa spitaleve e njësive në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza si Departamenti i angiologjisë dhe kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik, Departamenti i djegies dhe kirurgjisë plastike, dhe Spitali i përgjithshëm pedriatik. Gjithashtu, do të furnizohen me pajisje të reja mjekësore Spitali i Pediatrisë dhe Spitali i Laçit.

“Rehabilitimi i infrastrukturës kryesore dhe furnizimi me pajisje të reja mjekësore për spitalet rajonale dhe ato bashkiake do të shërbejë për aftesimin e tyre për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe eficente të kujdesit shëndetësor për qytetarët shqiptarë”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Gjithashtu, Financimi Shtesë po mbështet zbatimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor në të gjithë rrjetin e spitaleve rajonale, i cili do të bëjë të mundur një koordinim dhe integrim më të mirë të shërbimeve me qëllim përmirësimin e vazhdimësisë dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Contacts

Ana Gjokutaj

agjokutaj@worldbank.org
(355-42) 284125
Tirana

Paul Anthony Clare

pclare@worldbank.org
+1 703 870 1674
Washington

About The World Bank

The World Bank Group has a bold vision: to create a world free of poverty on a livable planet. In more than 100 countries, the World Bank Group provides financing, advice, and innovative solutions that improve lives by creating jobs, strengthening economic growth, and confronting the most urgent global challenges. For more information, please visit www.worldbank.org, www.miga.org, and www.ifc.org.

col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
  • add-style

OMBC

Online Media Briefing Center (OMBC) news for accredited journalists
Sign In
https://media.worldbank.org/
Register
https://media.worldbank.org/user/register
secondary
white-btn