col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-8
col-lg-8
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-7
col-lg-7
  • add-style
  • font-medium
  • lp-body-content

UASHINGTON, 29 shtator 2021 — Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka aprovuar sot Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale për Kosovën, i cili synon ta përmirësojë paanshmërinë dhe përshtatshmërinë e programeve të ndihmës dhe mbrojtjes sociale të vendit.

Mbështetja financiare e miratuar për këtë projekt është 47 milionë euro (të barasvlershme me 55.9 milionë dollarë), kredi koncesionare nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), që është pjesë e Bankës Botërore që u ndihmon vendeve më të varfra në botë duke u dhënë hua para me kamatë shumë të ulët dhe periudha të gjata të shlyerjes. Periudha e shlyerjes së kredisë për këtë projekt është 30 vjet, duke përfshirë një grejs-periudhë pesëvjeçare.

"Kosova e ndan një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj për programet e mbrojtjes sociale, por efikasiteti dhe ndikimet rishpërndarëse të këtyre programeve mund të përmirësohen, veçanërisht në kontekstin e COVID-19”,tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. "Banka Botërore i mbështet përpjekjet e Kosovës për ta reformuar Skemën e Ndihmës Sociale, në mënyrë që ajo të jetë më e paanshme, më efikase dhe më fleksibile, dhe kështu më e pajisur për të reaguar ndaj krizave në të ardhmen", shtoi ai.

Konkretisht, ky projekt do ta mbështesë qeverinë në (a) reformimin e dizajnit të Skemës së Ndihmës Sociale (SNS-së), (b) investimin në sistemet e ofrimit të SNS-së dhe (c) rritjen e vlerës së benificioneve nga SNS-ja, për t’i zbutur efektet ekonomike të pandemisë COVID-19.

Një aspekt i rëndësishëm i reformës së SNS-së është përzgjedhja e përfituesve duke u bazuar në statusin e varfërisë (në vend të kategorive), ofrimi i benificioneve më adekuate, duke përfshirë një rritje të benificionit për kokë banori që e marrin familjet më të mëdha, dhe të siguruarit që përfituesit që janë të aftë për të punuar të përfitojnë nga masat e aktivizimit.

Pas aprovimit nga Bordi i Drejtorëve, midis Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore do të nënshkruhet një marrëveshje për financim të projektit. Ratifikimi i marrëveshjes për këtë projekt nga Parlamenti i Kosovës, me të paktën dy të tretat e të gjitha votave, do të nevojitet që fondet e projektit të vihen në dispozicion për disbursim në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Këtë projekt do të zbatojë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për një periudhë pesëvjeçare.

Contacts

Paul Clare

pclare@worldbank.org
+1 703 870 1674
Uashington

Lundrim Aliu

laliu1@worldbank.org
+381382244541100
Prishtinë

About The World Bank

The World Bank Group has a bold vision: to create a world free of poverty on a livable planet. In more than 100 countries, the World Bank Group provides financing, advice, and innovative solutions that improve lives by creating jobs, strengthening economic growth, and confronting the most urgent global challenges. For more information, please visit www.worldbank.org, www.miga.org, and www.ifc.org.

col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
  • add-style

LIDHUR ME

lp-heading-bottom-medium

OMBC

Online Media Briefing Center (OMBC) news for accredited journalists
Sign In
https://media.worldbank.org/
Register
https://media.worldbank.org/user/register
secondary
white-btn