Skip to Main Navigation

Artan Guxho


Artan Guxho është Specialist i Lartë për Infrastrukturën në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë që prej vitit 1999.

Përpara kësaj periudhe Artan Guxho ka qenë drejtor i Njësisë së Manaxhimit të Projekteve të financuara nga Bashkimi Europian (EU Phare/Cross Border) pranë Ministrisë së Transporteve të asaj kohe. Gjithashtu ai ka punuar në ndërtimin, mirëmbajtjen, mbikqyrjen e punimeve rrugore dhe manaxhimin e rrjetit rrugor kombëtar të Shqipërisë, duke filluar që nga Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve, Ndërmarrja e Rrugëve dhe Urave, Shoqëria ItalStrade dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Kualifikimet e tij kryesore janë në fushën e manaxhimit të transortit, dhe kryesisht atij rrugor, politikat, legjislacionin dhe modelimet e sistemeve të transportit e të infrastrukturës. Artan Guxho mban graden e masterit në inxhinierinë e rrugëve, dhe është i specializuar në prioritizimin, modelimin dhe manaxhimin/mirëmbajtjen e investimeve infrastrukturore.