NJOFTIME PËR SHTYP

Një raport i ri ofron rekomandime rreth përgjigjes ndaj ndryshimeve klimatike në sektorin e bujqësisë në Shqipëri

4 prill 2013



Uashington, 4 prill 2013 -  Një raport i ri mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike mbi bujqësinë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore tregon që ndryshimet e parashikuara në temperaturë dhe reshje në Shqipëri pritet të rrisin cënueshmerinë e sektorit të bujqësisë të vendit ndaj këtyre ndryshimeve në mungesë të një reforme të synuar.

Raporti, i titulluar “Përtej Horizontit: Si do ta riformojnë bujqësinë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe masat që do të merren”, ofron vështrime të reja dhe alternativa përshtatjeje për sektorin e bujqësisë në Shqipëri, Republikën Ish-Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi dhe Uzbekistan.

Sipas raportit, temperaturat në Shqipëri pritet të rriten me 1.5o Celsius deri në vitin 2050 – shumë mbi rritjen prej më pak se 0.5o C të vëzhguar në vend gjatë 50 viteve të fundit. Gjithashtu, ndryshimet në reshjet vjetore ka mundësi të rrisin shpeshtësinë dhe madhësinë e përmbytjeve në vend, ku ngjarjet me shira pritet të jenë më të mëdha dhe më pak të shpeshta në dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Duke u zbatuar mbi këto parashikime, ky raport ofron vlerësime të ndikimit të ndryshimeve klimatike mbi bujqësinë në katër zonat agro-ekologjike (ZAE) në gjithë vendin. Skenarët e modelimit të klimës me ndikim mesatar në këtë raport tregojnë që ndryshimet e parashikuara në rendimentet e të korrave në gjithë vendin do të ndryshojnë sipas ZAE-ve dhe kulturave. Prodhimi i rrushit në të gjitha zonat pritet të pësojnë një ndikim të ashpër – duke rënë deri në 21 për qind në disa zona. Megjithatë, prodhimi dimëror i grurit parashikohet të përmirësohet në gjithë vendin – meqenëse ndryshimi i klimës ka të ngjarë të rezultojë në një stinë të zgjatur të kultivimit, temperatura më të zbutura në vjeshtë dhe dimër, dhe reshje më të mëdha e disponueshmëri më të madhe të ujit gjatë stinës së kultivimit.

Me qëllim që në një anë të kompensojë ndikimet negative të këtyre skenarëve të parashikuar dhe nga ana tjetër të mbështetet në mundësitë e krijuara nga ndryshimet klimatike, ky raport ofron një varg të alternativave të adaptimit, të përshtatura për të ofruar udhëzime specifike mbi mënyrën se si Shqipëria mund të reduktojë cënueshmërinë e sektorit të saj bujqësor ndaj ndryshimit të klimës.

Fermerët po përballen tashmë me ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe jetesa e tyre varet nga aftësia e tyre për përqasur përpjekjet e tyre për t'iu përgjigjur këtyre efekteve me ndihmën e qeverive dhe sektorit privat", tha William Sutton, një nga autorët e raportit dhe ekonomist për bujqësinë në Bankën Botërore. "Ajo ç’ka ky studim ofron është një qasje për të shqyrtuar ndikimet e mundshme të ndryshimeve klimatike në bujqësi, si dhe për hartimin e një sërë mundësish për të ndihmuar që të gjitha palët të luajnë role të rëndësishme në përshtatjen me ndikimet dhe të shfrytëzojnë sa më mirë mundësitë."

Rekomandimet kryesore nga raporti përfshijnë:

-          Shtimi i kapaciteteve të reja kulluese

-          Rehabilitimi i infrastrukturës ekzistuese të kullimit

-          Shtimi i kapaciteteve të reja ujitëse

-          Përmirësimi i efiçencës së përdorimit të ujit në fusha

-          Ndryshimi i varieteteve të kulturave; dhe

-          Optimizimi i përdorimit të plehëruesve 

Rekomandimet nga ky raport janë përfshirë në një projekt të ri ujitjeje dhe kullimi. Rekomandime shtesë janë duke u zbatuar nëpërmjet nismave të reja me Asistenca për Mjedisin Global (GEF).

“Ky raport ka të bëjë me përshtatjen me ndryshimet klimatike për të minimizuar efektet më të dëmshme,” tha Jitendra Srivastava, bashkë-autor i raportit dhe konsulent për bujqësinë në Bankën Botërore.Me këto burime dhe informacione, fermerët mund të përfitojnë nga ciklet më të gjata të rritjes dhe të mbjellin të korra më rezistente në mënyrë që ata mund të jenë të sigurt se ata ende mund të fitojnë jetesën e tyre".

"Ne besojmë se është urgjente dhe shumë e rëndësishme të kuptohet qëllimi i ndryshimeve klimatike, ndikimet e tyre në bujqësi, si dhe përgjigjet e mundshme në këtë rajon. Ky raport synon të adresojë këto shqetësime duke ndërtuar ndërgjegjësimin në lidhje me ndryshimet klimatike në këto vende dhe për të punuar me ata për të ofruar zgjidhje të zgjuara dhe praktike për klimën, “ tha Dina Umali-Deininger, Menaxhere e Sektorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore.

Ky raport është pjesë e qasjes më të gjerë të bujqësisë të përshtatur ndaj klimës që po zbatohet nga Banka Botërore. Kjo qasje thekson nevojën për praktika bujqësore të cilat në të njëjtën kohë mund të rrisin produktivitetin në klimën e sotme, të ndërtojnë elasticitetin ndaj ndryshimit të klimës dhë të ulin shkarkimet e gazrave serë – duke kontribuar në një “fitore të trefishtë” në sektorin e bujqësisë dhe duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme ndaj sfidave që paraqet një klimë globale në ndryshim.

 

Kontaktet e mediave
Në Tirana
Ana Gjokutaj
tel : +(355-42) 280 655
agjokutaj@worldbank.org
Në Uashigton, DC
Kristyn Schrader-King
tel : +1-202-458-2736
kschrader@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
ECA-AL

Api
Api

Welcome