Rezultate
Me financim të IDA-s Projekti për Cilësi e Barazi në Arsim solli disa rezultate kyçe për sektorin e arsimit:
- Kurrikula të përmirësuara në arsimin nëntëvjeçar dhe të mesëm përmes prezantimit të kurrikulave të reja që fokusohen tek nxënësi, nga të cilat përfituan 560 000 nxënës në të gjithë vendin. Sipas Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike ndërmjet viteve 2007-2011 kënaqësia e mësueve në lidhje me domethënien e kurrikulave u rrit nga 50 në 75 përqind. Së bashku me zhvillimin e kuadrit të kurrikulave dhe të standardeve të të mësuarit, Projekti për Cilësi e Barazi në Arsim ka mbështetur edhe trajnimin e më shumë se 12 500 mësuesve.
- Rritje e cilësisë së kushteve fizike të klasave përmes investimeve në infrastrukturë dhe pajisje. Projekti për Cilësi e Barazi në Arsim mbështeti ndërtimin dhe rehabilitimin e 607 klasave dhe laboratoreve si dhe dhënien 24 000 kompjuterëve dhe lidhje interneti për shkollat. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, raporti nxënës/kompjuter u bë nga 46 në 14 (zona urbane) dhe nga 133 në 13 (zona rurale).
- Përmirësimi i qeverisjes institucionale në arsimin e lartë përmes asistencës teknike për të zhvilluar dhe zbatuar Strategjinë për Arsimin e Lartë 2013-2020, reformat kyçe të financimit dhe standardet për institucionet e arsimit të lartë që u përdorën për të shpallur Nismën e Programit të Renditjes së Shkollave të Mesme. Të gjitha universitetet në Shqipëri kanë plane strategjike dhe borde të jashtme qeverisëse.
Kontributi i Grupit të Bankës
Banka Botërore dha 15 milionë USD fonde të IDA-s ose 20 përqind të vlerës totale të projektit prej 75 milionë USD. Financimi i përbashkët i lejoi Bankës që të përdorte fondet e veta për të arritur rezultate domethënëse. Banka gjithashtu mbikqyri aspektet administrative dhe kontrollit financiar të projektit në emër të bashkë-financuesve të tjerë. Për veprimtaritë e ndërtimit u shpenzuan përreth 50 përqind të fondeve të projektit ndërsa për pajisjet e mësimdhënies/nxënies u shpenzuan 30 përqind e fondeve. 20 përqindëshi i fundit mbështeti asistencën teknike për rishikimin e kurrikulave, reformën për qeverisjen e arsimit të lartë, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të informacionit arsimor (EMIS) si dhe për veprimtari të tjera.
Partnerët
Projekti për Cilësi e Barazi në Arsim u hartua për të mbështetur sistemet e vendit dhe për të lehtësuar bashkëpunimin dhe koordinimin midis partnerëve. Banka Botërore, CEB dhe EIB dhanë secila nga 15 milionë USD për projektin dhe të tre bashkë-financuesit morën pjesë në analizat gjashtë-mujore të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Këto analiza u dhanë mundësi Qeverisë dhe partnerëve donatorë që të shikonin progresin e bërë në krahasim me planet vjetore për veprimtaritë e projektit si dhe për të miratuar planin e vitit pasardhës bazuar në përputhjen me objektivat e projektit, efektivitetin e kostos dhe me qëndrueshmërinë.