NJOFTIME PËR SHTYP

Përshpejtimi i rritjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në Shqipëri kërkon zbatimin efektiv të reformave

21 janar 2016


Image

TIRANË, 20 janar 2016 —  Duhet një strategji ekonomike për rezultate të qëndrueshme në uljen e varfërisë dhe arritjen e një mirëqenie të përbashkët në Shqipëri, e cila të gjenerojë përfitime ekonomike dhe punësim. Stabiliteti makroekonomik dhe reformat e gjithanshme strukturore dhe institucionale janë përbërësit e nevojshëm për suksesin e saj. Këto ishin mesazhet kryesore të një seminari të organizuar sot nga Banka Botërore në Tiranë mbi mundësitë dhe sfidat e përshpejtimit të rritjes së barabartë dhe gjithëpërfshirëse për popullin shqiptar.

Aktiviteti u drejtuar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe folësit kryesorë nga Banka Botërore ishin Ellen Goldstein, Drejtoreshë Rajonale për Europën Juglindore dhe Ana Revenga, Drejtoreshë e Përgjithshme për Varfërinë dhe Barazinë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të agjencive qeveritare, partnerëve për zhvillim, INSTAT-it, universiteteve, shoqërisë civile dhe medias. Aktiviteti iu dedikua Gjergji Filipit, Drejtorit të INSTAT-it të ndarë nga jeta pak kohë më parë.  

Shqipëria ka nevojë të rigjenerojë dhe ribalancojë rritjen ekonomike, për të kaluar nga modeli i vjetër i rritjes së udhëhequr nga konsumi, drejt atij të prirë nga investimet dhe eksportet. Reformat në këtë drejtim kanë filluar të japin përfitimet e para”, tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë Rajonale për Europën Juglindore. Pas goditjes nga kriza globale financiare e 2008, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5 përqind për vitet 2016-17. Reformat kryesore në fushat e energjisë, pensioneve dhe shlyerja e detyrimeve publike të prapambetura kanë dhënë rezultatet e para. Deficiti fiskal po ngushtohet dhe borxhi publik ka marrë rrugën e stabilizimit. Ulja e humbjeve dhe përmirësimet në mbledhjen e pagesave të energjisë, si dhe reforma e pensioneve po përmirësojnë stabilitietin fiskal dhe atë social të Shqipërisë.

Krahas përpjekjeve për rritje të qëndrueshme, reformat duhet gjithashtu të marrin parasysh gjithëpërfshirjen dhe ndikimin që ato mund të kenë në uljen e varfërisë”, tha Ana Revenga, Drejtoreshë e Përgjithshme për Varfërinë dhe Barazinë. Kjo kërkon përmirësimin e cilësisë dhe përfshirjes në tregun e punës me qëllim eliminimin e barrierave për tregun formal të punës, si dhe shërbime publike më eficiente. Vijimi i zbatimit të politikave të shëndosha fiskale, që mbajnë parasysh ndikimin mbi varfërinë dhe pabarazinë, do të siguronte përfitime afatgjata në rritjen e të ardhurave dhe uljen e varfërisë.

Në të ardhmen, Shqipëria duhet vijojë zbatimin e reformave që synojnë rimëkëmbjen e stabilitetit makro-fiskal, për të siguruar përfitime për të gjithë nga rritja ekonomike, për të nxitur përfshirjen dhe rritjen e sektorit privat. Shfrytëzimi i potencialeve të sektorit privat dhe kontributi i tij në krijimin e vendeve të punës dhe rritjes ekonomike, ka nevojë për një mjedis institucional dhe biznesi sa më të mirë, transparencë dhe mirëqeverisje. 

Aktualisht, Banka Botërorë mbështet 9 projekte në Shqipëri me një shumë totale prej 544 milionë dollarësh. 


Image
Kontaktet e mediave
Në Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : + 355 42 284125
agjokutaj@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2016/ECA/083

Api
Api

Welcome