NJOFTIME PËR SHTYP

Arsimi cilësor dhe aftësitë e duhura për tregun janë shumë të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë

17 shtator 2014


Dialogu për politikat në reformën arsimore në Shqipëri

Tiranë, 17 shtator 2014 – Një dialog mbi politikat në reformën arsimore u mbajt në 16 shtator në Tiranë, aktivitet i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bankën Botërore. Ky aktivitet ofroi mundësi për të diskutuar gjetjet e disa studimeve të fundit të Bankës Botërore, për të informuar mbi reformat e fundit të ndërmarra nga qeveria, si dhe për të identifikuar prioritetet e ardhshme. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Drejtoresha Rajonale për Europën Juglindore Ellen Goldstein, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed, përfaqësues të universiteteve publike e private, institucioneve të tjera arsimore, përfaqësues të donatorëve si dhe ekspertë të arsimit.

Pjesëmarrësit theksuan nevojën e përmirësimit e zhvillimit të aftësive përmes mësimit gjatë gjithë jetës, rritjen e cilësisë së arsimit dhe plotësimin e mangësive që lidhen me performancën e studentëve. Ekspertët e arsimit të Bankës Botërore prezantuan gjetjet nga raporti “Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), Raportin e Qasjes së Sistemeve për Rezultate më të Mira Arsimore, Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme, si dhe kapitullin e arsimit nga Rishkimi i Financave Publike.

Në një mjedis të kufizuar fiskal, Shqipëria është e detyruar të shpenzojë më pak se mesatarja rajonale për frymë për arsimin. Megjithatë ka ende mundësi për të përmirësuar eficiencën e shpenzimeve për arsimin dhe identifikimin e burimeve shtesë.

“Ne po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Botërore, institucione të tjera ndërkombëtare dhe BE, në kuadër të Nismës së Ballkanit Perëndimor, për të përfshirë sektorin e arsimit në programet e tyre, në mënyrë që të sigurojmë më shumë financim për arsimin” tha Kryeministri  Edi Rama.

Ekspertët e Bankës Botërore shprehën mbështetje për reformat e ndërmarra nga qeveria në arsimin parashkollor, si dhe sollën shembuj të praktikave më të mira botërore. Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi planet e veta për të përmirësimin e aksesit dhe rritjen e cilësisë së arsimit parashkollor gjatë katër viteve të ardhshme, si dhe prezantoi arritjet në reformën e arsimit të lartë.

“Investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është shumë i rëndësishëm për një sukses afatgjatë dhe të qendrueshëm, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.Kjo do të thotë që aftësitë themelore të përftuara në fëmijërinë e hershme do të mundësonin një proces afatgjatë të mësuari gjatë jetës si dhe përshtatje me kërkesat vazhdimisht në ndryshim të tregut të punës.”

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rritjen e aksesit në arsim gjatë dekadës së kaluar, por ende ka pabarazi të lartë për grupet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në arsimin parashkollor dhe arsimin e lartë. Megjithëse rezultatet e PISA-s u përmirësuan gjatë 2000 në 2012, performanca e përgjithshme mbetet e ulët dhe diferencat e konsiderueshme në rezultatet e mësimit mbeten një shqetësim midis studenteve me të ardhura të ulëta dhe atyre me të ardhura të larta, midis shkollave urbane dhe atyre rurale dhe midis vajzave dhe djemve.  Reformat e fundit për përmirësimin e mekanizmave që sigurojnë cilësi në arsimin e lartë janë inkurajuese, dhe hapat e mëtejshëm për ofrimin e dijeve që kërkon tregu dhe forcimin e lidhjeve me sektorin privat.

“Që Shqipëria të konkurrojë në mjedisin e një produkti të sofistikuar global dhe shërbimeve të tregut, duhet të përmirësojë cilësinë dhe produktivitetin e kapitalit human, të cilat janë shumë të rëndësishme si në aspektin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike si dhe rritjen e punësimit në Shqipëri”, tha Ellen Goldstein, Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore.


Image

Ellen Goldstein, Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore.

Banka Botërore

Kontaktet e mediave
Në Tirana
Ana Gjokutaj
tel : +355-42-284125
agjokutaj@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/017

Api
Api

Welcome