Kjo faqe në:

DEKLARATA PËR SHTYP

Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore rishikojnë së bashku programin

2014-07-09

Tiranë, 8 korrik 2014 - Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore bënë një rishikim të programi të  financuar nga Banka Botërore. Kjo praktikë shënon fillimin e një procesi periodik me qëllim zgjidhjen e çështjeve që hasen gjatë zbatimit të projekteve për të mundësuar arritjen e rezultateve. Takimi u drejtua nga Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani dhe znj. Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, ndërsa z. Erjon Luçi, Zëvendës Ministër i Financave moderoi diskutimet e përfaqësuesve të projekteve nga ministritë e linjës në lidhje me ecurinë e projekteve. Takimi u fokusua në rezultatet e 5 projekteve të programit, me vlerë totale prej 250 milionë dollarësh. Në këtë takim u vlerësuan rezultatet e arritura dhe u analizuan çështje specifike që ndikojnë rezultatet.

 “Është e rëndësishme të sigurojmë përdorim efiçent dhe në kohën e duhur të burimeve të investimit”, tha Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani. “Çështjet ndërsekoriale dhe ato specifike të projekteve, kërkojnë monitorim të vazhdueshëm dhe të koordinuar”.

Në takim gjithashtu u theksua, e është e nevojshme vëmendja e ministrive të linjës për monitorimin e ecurisë dhe se nevojitet koordinim dhe mbikëqyrje për projektet komplekse ndërsektoriale. U theksua pamjaftueshmëria e kapaciteve, veçanërisht në fushën e prokurimit, përfshirë atë të menaxhimit të kontratave, monitorimit dhe vlerësimit, të cilat ndikojnë vazhdimisht ecurinë e disa projekteve.

U ra dakord që nën drejtimin e Ministrisë se Financave, takimet e përbashkëta për rishikimin e programit të zhvillohen dy herë në vit, ndërsa takimet me ministritë e linjës për rishikimin të projekteve të veçanta, të zhvillohen çdo 3 mujor. U përcaktuan dhe hapat e mëtejshëm dhe plani i përbashkët i veprimit . “Ne besojmë se rishikimi sistematik i programit, që plotëson angazhimin teknik dhe zbatues ekzistues, do të kontribojë në përmirësimin e ecurisë, tha Tahseen Sayed, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri. Znj. Sayed, mirëpriti angazhimin e Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës për zbatimin në kohë të hapave të mëtejshme për të cilat u ra dakord gjatë këtij takimi.

Kontaktet e mediave
DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/ECA/086