Kjo faqe në:

DEKLARATA PËR SHTYP

Menaxhimi i mirë i kontratave - një hap i rëndësishëm drejt përdorimit efikas dhe transparent të burimeve

2014-03-07

TIRANË, 7 mars 2014 –Zyra e Prokurimit Rajonal e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit (ILO) në Torino organizoi një seminar rajonal tre-ditor për menaxhimin e kontratave. Qëllimi i seminarit ishte të jepte informacione dhe udhëzime të rëndësishme për menaxhimin e kontratës - nga fillimi deri në përfundim – për specialistët e agjencive zbatuese që punojnë për projektet e financuara nga Banka Botërore. Seminari u ndoq nga 50 specialistë dhe zyrtarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, IRJ e Maqedonisë dhe Serbia . 

Ekspertët e Bankës Botërore dhe ITC (ILO) prezantuan pikat kryesore të menaxhimit të kontratave të lidhura me raste studimore për çështje tipike për çdo fazë dhe nga vende të ndryshme. Seminari ndihmoi shkëmbimin e njohurive dhe ideve me qëllim përmirësimin e zbatimit dhe transparencësn së kontratave. U theksua se menaxhimi i kontratës është një pjesë integrale e procesit të prokurimit që kërkon koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjitha palëve të interesuara gjatë kohëzgjatjes së saj.

Menaxhimi i mirë i kontratës kontribuon në përdorimin efikas dhe transparent të burimeve për qëllimet e synuara dhe për rezultate më të shpejta të zhvillimit". Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, u shpreh në fjalën e saj hyrëse se "mungesa e efikasitetit  në fazën pas shpalljes së fituesit mund të çojë  në zgjatjen e kohës dhe rritjen e kostos duke kompromentuar cilësinë dhe duke vonuar arritjen e rezultateve të projektit.”

Aktivitetet e ardhshme trajnuese rajonale do të vazhdojnë të nxisin shkëmbimin e fuqishëm të njohurive dhe përvojës ndërmjet vendeve të ndryshme

Kontaktet e mediave
DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/ECA/052