Kseniya Lvovsky

Kseniya Lvovsky

Përfaqësese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore, Shqipëri, Evropa dhe Azia Qendrore

Kseniya Lvovsky është Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore, Shqipëri. Znj Lvovsky, me kombësi ruse, ka kryer doktoraturën në Ekonomi Matematike dhe ka patur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme me Bankën Botërore.

Znj. Lvovsky sjell një eksperiencë të gjerë pune në çështjet e politikave, punës analitike dhe menaxhimit të projekteve në Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe atë Juglindore. Ekspertiza e saj për menaxhimin e burimeve natyrore, bujqësinë e qendrueshme, shëndetin mjedisor, kontrollin e ndotjes dhe zhvillimin e infrastrukturës – përfshirë energjinë, ujin dhe higjienën- kanë rëndësi të madhe për asistencën e programit të Bankës Botërore në Shqipëri. 

Znj. Lvovsky ka kryesuar zhvillimin e strategjisë së parë të Grupit të Bankës Botërore në lidhje me ndryshimet globale klimatike, që synon të ndihmojë Shqipërinë të përballet me sfidat e përshtatjes me ndryshimet klimatike. Krahas ekspertizës së saj në çështjet e zhvillimit, znj. Lvovsky është autore dhe bashkautore e disa publikimeve dhe studimeve të ndryshme kërkimore. Znj. Lvovsky është e martuar dhe nënë e dy vajzave. 


Kontakt
tel : +355 42 280650 / 1
klvovsky@worldbank.org


FUSHAT E EKSPERTIZËS
  • Zhvillimi urban
  • Energjia
  • Ndryshimi i klimës
Welcome