Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

NJOFTIME PËR SHTYP

Programi i Përbashkët i Bankës Botërore dhe i Austrisë për Partneritet Urban Mbështetë Kundër-Korrupsionin dhe Përfshirjen Qytetare në Qeverisjen Lokale në Kosovë

2015-11-02


Prishtinë, 2 nëntor 2015 —Programi i përbashkët i Bankës Botërore dhe Partneritetit Austriak Urban (PPU) ka bërë bashkë vendim-marrësit kryesor nga shumica e komunave të Kosovës për të diskutuar mjetet dhe qasjen për rritjen e efikasitetit, transparencës, përgjegjësisë dhe integritetit të shërbimeve publike.

Kryetarë të komunave si dhe përfaqësues të lartë të qeverive lokale diskutuan për “Ndërtimin e Integritetit dhe Kundër-Korrupsionin” dhe për “Qëndrueshmërinë Sociale dhe Përfshirjen Qytetare.” Këto dy tema janë nga përbërësit kryesorë për funksionimin e komunave dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve. Organizatorët e PPU-së paralajmëruan shpalljen e një Thirrjeje për Aplikim për komunat e Kosovës dhe i inkurajuan pjesmarrësit që të aplikojnë për mbështetje teknike dhe të ekspertëve të Bankës Botërore në zbatimin e mjeteve dhe qasjeve të prezantuara gjatë punëtorisë.

Kosova do mundë të ndërtojë një ekonomi më produktive dhe më konkurruese vetëm nëse qeveritë lokale posedojnë instrumentet e duhura për ofrimin e shërbimeve publike në mënyrë efikase qytetarëve dhe kompanive”, tha Jan-Peter Olters, Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë.Ky program – lehtësimi i dialogut të qytetit-me-qytetin në mes të komunave në Ballkanin Perëndimor – do të duhej të siguronte informata të rëndësishme për përpjekjet e qeverive lokale për fuqizimin e  financave, planifikimit urban dhe menaxhimit të tokës në nivel komunal “.

Metodologjia inovative dhe praktike “Ndërtimi i Integritetit dhe Kundër-Korrupsioni” ka filluar të zbatohet në Istog dhe Gjakovë. Ajo është një qasje pjesëmarrëse e dizajnuar për t’iu ndihmuar autoriteteve lokale që të përmirësojnë vendim-marrjen dhe procedurat operacionale me qëllim që të rrisin transparencën, përgjegjësinë, dhe integritetin. “Qëndrueshmëria Sociale dhe Përfshirja Qytetare” do t’iu ndihmojnë qeverive lokale që të adresojnë kërkesat e qytetarëve si dhe të rrisin njohuritë dhe vetëdijen e pjesëmarrësve rreth përgjegjësisë sociale. Ky është një vlerësim i mekanizmave të vendosur, bazuar në konsultime me pjesëmarrësit rreth shfrytëzimit të mundshëm të mjeteve të teknologjisë informative dhe të komunikimit (TIK) për përmirësimin e qeverisjes.

Programi i përbashkët i Bankës Botërore dhe Partneritetit Austriak Urban ka për qëllim që të (i) fuqizojë kapacitetin e qeverive lokale në Evropën Jug-Lindore (EJL); (ii) t’i pajis zyrtarët e zgjedhur lokal, administratorët e qyteteve dhe stafin teknik me mjete praktike vendim-marrëse; (iii) të bëjë menaxhimin efikas të zhvillimit urban për zhvillim gjithë-përfshirës dhe të qëndrueshëm; dhe (iv) të ofrojë qasje pjesëmarrëse për përfshirje qytetare dhe mbështetë ndërtimin e integritetit. Përderisa fushëveprimi i saj është global, UPP ka në fokus vendet e EJL, përfshirë edhe Kosovën.

Faza e parë e programit (2011-14) është fokusuar në dimensionet kryesore të qeverisë lokale, përfshirë financat, planifikimin urban dhe menaxhimin e tokës, qeverisjen urbane/kundër-korrupsionin dhe përgjegjësinë sociale. Faza e dytë është lansuar zyrtarisht në shkurt të vitit 2015, dhe ka ofruar një qasje të përgjithshme për fuqizimin e kapaciteteve të qeverisë lokale, bazuar në sinergjitë me programe tjera aktive në rajonin e EJL-së. Punëtoria në Prishtinë shënon lansimin e fazës së dytë të programit në Kosovë.

Kontaktet e mediave
Në Washington
Elena Karaban
tel : +1 (202) 473-9277
ekaraban@worldbank.org
Në Prishtinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454 #107
laliu1@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2016/ECA/051

Api
Api