Learn how the World Bank Group is helping countries with COVID-19 (coronavirus). Find Out

NJOFTIME PËR SHTYP

Banka Botërore negocion një program prej 150 milionë dollarësh për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik në Shqipëri

2014-08-08


Tiranë, 8 gusht 2014 — Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë përfunduan me sukses negociatat për një program prej 150 milionë dollarësh për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik.

Projekti i propozuar  që do të financohet nga Banka Botërore, do të mbështesë reformat në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet për të përmirësuar në vijimësi furnizimin me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të sektorit.  Financime të konsiderueshme  në kuadër të projektit do të mbështesin investime të rëndësishme në infrastrukturë që lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike dhe përmirësimin e sistemit të transmetimit.

Ndër reformat më të rëndësishme e të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rivendosur ekuilibrin fiskal në Shqipëri janë besueshmëria dhe qëndrueshmëria financiare më e madhe  e sektorit të energjisë,” tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. “Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të  mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e  investimeve shumë të nevojshme në sistem.”

Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kompanisë Çeke CEZ vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme. Programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë duke e konsumuar  energjinë në mënyrë të paligjshme.

Projekti që do të financohet nga Banka është hapi i parë i nevojshëm për të ndihmuar përpjekjet e Qeverisë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit për konsumatorët, uljen e humbjeve në shpërndarjen e energjisë nga niveli aktual prej 42% në rreth 20% në vitin 2018 dhe zbatimin e reformave prioritare në këtë sektor në përputhje me legjislacionin e BE-së" tha Salvador Rivera, Drejtues i Lartë i Programit për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik.“ Programi gjithashtu do të ofrojë mbështetje në planin afatshkurtër për financimin e importeve të energjisë gjatë periudhave të thatësirave”.

Projekti i saponegociuar do të mbështesë gjithashtu edhe reformat në menaxhimin e sektorit, ristrukturimin institucional dhe zbatimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për qendrueshmërinë financiare të sektorit.



Kontaktet e mediave
Në Uashington
Kristyn Schrader-King
tel : +1 (202) 458-2736
kschrader@worldbank.org
Në Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : + 355 42 284125
agjokutaj@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/009

Api
Api