NJOFTIME PËR SHTYP

Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për projektin për përmirësim të arsimit

20 nëntor 2015


PRISHTINË, 20 nëntor 2015 —Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters,  kanë nënshkruar Marrëveshjen për një kredi prej 11 milion dollarëve amerikan (rreth 9.8 milion Euro) për Projektin për Përmirësimin e Sistemit Arsimor në Kosovë që ka për qëllim fuqizimin e sistemeve të caktuara të cilat i kontribuojnë cilësisë, llogaridhënies dhe përmirësimit të efikasitetit të arsimit në Republikën e Kosovës.

Thellimi i reformave të tashme në sektorin e arsimit dhe sigurimi i përmirësimeve të mëtutjeshme në kualitetin e mësimit do të ndihmojë për t’u ofruar të rinjve në Kosovë, që ballafaqohen me shkallë të lartë të papunësisë, me njohuri dhe aftësi për të qenë të suksesshëm në tregun e punës”, tha Jan-Peter Olters, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë. “Në këtë kuadër, projekti i arsimit i financuar nga Banka Botërore paraqet një bllok qendror ndërtimi në objektivin e përgjithshëm të Kosovës për të rritur produktivitetin në sektorët kyç të ekonomisë dhe për të gjeneruar shkallë më dinamike dhe më gjithpërfshirëse të rritjes ekonomike”, shtoi ai.

Projekti për Përmirësimin e Sistemit Arsimor do ta mbështes agjendën dhe strategjinë e qeverisë për reformat në sektorin e arsimit. Në mënyrë të veçantë, projekti ka për synim t’i forcojë kapacitetet planifikuese, të menaxhimit të financave dhe të vlerësimit në nivele të ndryshme të sektorit të arsimit, si në atë shtetëror, komunal, shkollor dhe universitar, si dhe t’i përmirësojë dhe modernizojë sistemet dhe praktikat e menaxhimit dhe analizimit të të dhënave në sektorin e arsimit. Po ashtu, ka për synim ta mbështesë dhe ta institucionalizojë sistemin e karrierës së mësimdhënësve, duke i shfrytëzuar praktikat më të mira ndërkombëtare në vlerësimin e nxënësve dhe studentëve, si dhe t’i përmirësojë kapacitetet dhe reagimin e institucioneve të arsimit terciar ndaj nevojave të tregut të punës.  

Meqë projekti përqendrohet në nivel sistemor, atëherë nga ky projekt do të përfitojë secili, në të gjitha nivelet e, në sistemin e arsimit. Në veçanti, nën-komponenti i granteve për zhvillimin e shkollave do t’i mbështet shkollat në zonat më të varfra rurale, ku do të përfitojnë rreth 45,000 nxënës (rreth 20 për qind të të gjitha shkollave fillore). Përfituesit e tërthortë të këtij nën-komponenti do të jenë edhe mësimdhënësit, administruesit, si dhe personeli tjetër i punësuar në ato shkolla. Një nën-komponent tjetër do të ofrojë mbështetje në zbatimin e licencimit dhe të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, i cili do të ketë ndikim te rreth 25,000 mësimdhënës të arsimit para-universitar.

Projekti do të do të zbatohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës gjatë një periudhe katër vjeçare. Ai do të financohet plotësisht përmes një kredie të dhënë nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i Grupit të Bankës Botërore. Marrëveshja e nënshkruar sot nga Qeveria e Kosovës duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, në përputhje me ligjet e Kosovës, në mënyrë që të fillojë zbatimi i projektit.

Kontaktet e mediave
Në Washington
Elena Karaban
tel : +1 (202) 473-9277
ekaraban@worldbank.org
Në Prishtinë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454 #107
laliu1@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2016/ECA/060

Api
Api

Welcome